Mbi 80 mijë tonë karburant të zhdoganuar në gusht, të ardhurat doganore arrijnë 22.8 miliardë lekë Bujqësia vazhdon të mbetet një nga sektorët më të paformalizuar në ekonomi, ndërsa ishte edhe sektori i vetëm që tremujorin e dytë të 2021-it kishte rritje negative, kur të gjithë degët e tjera të ekonomisë po rimëkëmbeshin.
Ky sektor ka mbetur prapa edhe në procesin e fiskalizimit. Eksperti Mateo Spaho shpjegon se qeveria duhet të gjendet pranë fermerëve në këtë situatë.
Sipas tij fokusi me i madh duhet të drejtohet tek grumbulluesit.
“Janë ata që duhet të bëjnë presionin tek bizneset, përndryshe është e kotë. Ata po marrin subvencione si prodhues.”
Në kushtet kur mungon fiskalizimi, prodhuesit bujqësorë do mbeten jashtë skemave mbështetëse të qeverisë. Inkurajimi i këtij procesi është jetik për sektorin që punëson rreth 40% të popullsisë. Informaliteti i këtij sektori shkatërron edhe zinxhirin e tatimit duke favorizuar vetëm tregtarët e mëdhenj të shumicës, që më pas abuzojnë me çmimet.
Top Channel