“Erdhi një hundëlesh, tha hidheni këtu”/ Banorët e dy fshatrave konfliktohen për hapësirën e varrezave: Të hiqen kangjellat

31/01/2022 12:46

Një përplasje ka nisur mes banorëve të dy fshatrave. Banorët e fshatit Ferras kanë denoncuar banorët e një fshatit Fitore në zonën e Vlorës se po ju zaptojnë hapësirën e varrezave.

Sipas tyre, ardhja e banorëve të cilët janë shpërngulur nga Ferrasi duhet të varrosin të afërmit e tyre tek fshati ku banojnë, jo në Ferras.

Banor: Para një viti këtu është investuar, janë dhënë kontribute nga njerëzit. Tani shiko çfarë bëjnë sot, rrethojnë varrezat. I bëjnë banorët e fshatit Fitore.

Pyetje: Është gjetur dakordërsi me dikë që e bën këtë?

Banor: Patjetër, Ka qenë një sylesh, një hundëlesh që ka thënë hidheni këtu në mes të rrugës. Këtu është rrugë. Ka marrë 50 metra, 100 metra e ka rrethuar, do hedhë fisin atje. Fisi është i gjithi i ri atje. Shikoje çfarë ka bërë. Kërkoj që të hiqen kangjellat dhe të mos vihen më, të bëhen shembull për të tjerët.

Ndër të tjera kërkojnë që bashkia të marrë masa pasi thonë se banorët kanë ngritur kangjellat dhe kanë zënë rrugën për të tjerët.

Në lidhje me këtë shqetësim për zënien e rrugës midis varrezave ka reaguar dhe kryeplaku Zani Hyka. Tashmë ky konflikt u shua por pritet që instancat përgjegjëse të vënë rregull për banorët e të dyja fshatrave.

Top Channel