Në tregje shiten lodra të shumta, por jo të gjitha janë të sgurta për fëmijët.

Lodrat që nuk kanë markimin CE nuk duhen përdorur për fëmijët pasi rrezikojnë shëndetin e tyre për shkak të substancave kancerogjene.

Në vitin e kaluar nga kontrollet e kryera nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, u vendosën 11 gjoba dhe u morrën 8 masa urgjente.

Përgjatë viti 2021 janë bllokuar 4 mijë lodra të pasigurta për fëmijët pa markimin CE. Këto lodra pritet ti nënshtrohen procesit të asgjësimit.

Inspektoriati shtetëror i mbikqyrjes së tregut këshillon prindërit që të kenë kujdes në përzgjedhjen e lodrave duke parë markimet përkatëse dhe paralajmërimet e moshës. Për TCH Doris Sallaku

Top Channel