Primaret për 6 bashki, komenti i Ballës: Non grata mbetet non grata!

31/01/2022 11:40

Ditën e djeshme, u zhvilluan Primaret në bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë për kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Sa i përket këtyre zgjedhjeve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli para gazetarëve duke treguar se do të japë mendimin e tij personal.

“Këtu do të përgjigjem personalisht, jo si kryetar i grupit parlamentar të PS. Non grata mbetet non grata, dhe produktet që vijnë nga non gratat mbeten non grata”, u shpreh Balla.

Për këtë i referohet faktit që Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA dhe mbështetësit e tij së bashku me përpjekjen për të hyrë në zgjedhjet e 6 marsit i cilëson “non grata”.

Top Channel