Ristani konfirmon se LSI do mbështesë kandidatët e Berishës për zgjedhje, në bisedime edhe me parti të tjera

31/01/2022 17:18

Sot Sali Berisha e ka bërë fakt koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit.

Koalicioni quhet “Shtëpia e Lirisë” , ndërsa pritet që ende të bashkohen parti të tjera në këtë koalicion.

Këtë e konfirmoi në Top Talk edhe anëtari i grupit të Rithemelimit të PD Arben Ristani i cili tha se ende vijon bisedimi edhe me parti të tjera.

Ristani: Primaret u bënë për ta lënë të lirë garën, ne nuk bëmë propozime ato dolën nga anëtarësia, këta që fituan ishin më të spikaturit mes të tjerëve. Procesi ishte shumë i hapur.

Ristani foli më tej edhe për mos njohjen nga gjykata të statutit të këtij grupimi: Ligji parashikon që gjëja duhet të zgjidhej për 30 ditë por gjykatat e kapura nga regjimi, kanë krijuar pengesa, ndaj e kemi thënë që selia dhe logo e PD janë të konfiskuar nga regjimi, prandaj nuk shqyrtohet çështja në gjykatë, prandaj jemi futur në zgjedhje me këtë koalicion.

Është rënë në dakord por nuk është mbyllur ende numri i partive që do të jenë në këtë koalicion. LSI do të jetë në këtë koalicion. Komisioni i rithemelimit me LSI dhe disa parti të tjera, por nuk janë mbyllur akoma se ligji ka një përcaktim në raport me numrin e deputetëve që partitë kanë në parlament . Tani kemi emrin e koalicionit që është ‘shtëpia e lirisë’, por ende nuk është regjistruar.

Top Channel