Në qendrat shëndetësore të bashkisë Vlorë vijon të jetë në rritje numri personave me infeksione virale por dhe të infektuarve me covid.

Në qendrën shëndetësore numër 3 të lagjes 1 Maji rreth 40 është numri i vizitave të të miturve dhe rreth 100 numri i vizitave të të rriturve. Për shefen e shërbimit në këtë qendër, Rajmonda Zotaj nuk mungojnë rastet me Covid, përveç gripit të dimrit.

Puna e bluzave të bardha vështirësohet kur flitet për prindërit e të vegjëlve të cilët kundërshtojnë kryerjen e tamponit për Covid.

Të dielën Vlora ishte qyteti i parë me infektime pas Tiran. Gjithsej janë 1457 të sëmurë aktiv në qark, shumica e të cilëve referuar të dhënave mjekimin e marrin në kushte shtëpie.

Top Channel