Një shtëpi e pabanuar në katin e pestë të një pallati është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhon Belushi’ rreth orës 12:50, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

“Me datë 31.01.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Xhon Belushi” ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në një banesë të pabanuar. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.

Ndërkaq, vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel