Video/ Kundërshtojnë muzeun hebraik në Vlorë, tensione dhe përplasje fizike mes policisë e protestuesve

10/10/2026 21:59

Tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve e forcave të policisë janë regjistruar të shtunën përpara kantierit ku do të ndërtohet Muzeu Hebraik në qendrën historike të Vlorës.

Qytetarët janë mbledhur, tashmë për të disatën herë, për të kundërshtuar projektin dhe për të kërkuar ndalimin e punimeve.

Gjatë protestës disa prej tyre janë përplasur fizikisht pranë gardhit rrethues të kantierit, ndërsa disa prej tyre tentuan ta rrëzonin atë.

Policia ndërhyri për të penguar afrimin e protestuesve drejt zonës së punimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eriselda Balliu (@eriseldaballiu)

Top Channel