I prenë rrugën dhe tentuan ta merrnin me forcë, arrestohen xhaxha e nip pas konfliktit me një 42-vjeçar në Kukës Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen Nea Jonia të Athinës u regjistrua një shpërthim në lokalin që ishte në pronësi të një shqiptari.
Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, ka siguruar pamjet, ku nga kamerat e sigurisë në zonë vërehet momenti i shpërthimit.
Shpërthimi ndodhi ekzaktësisht në orën 04:40.
Dëshmitarë okularë thanë se ishin dy persona që vendosën një mekanizëm shpërthyes në ambientet e jashtme të lokalit dhe në vazhdim u larguan me një motoçikletë. Godina pësoi dëme të konsiderueshme, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e aktit, por besohet se është kryer për gjobvënie.
Ndërkohë, burime policore i thanë TCH se persona të pa njohur por që besohet se janë pjesë e së njëjtës organizate kriminale që vendosën mekanizmin shpërthyes në lokalin nea jonia, i kanë vënë flakën dhe kanë shkatërruar një lavazh që i përket pronarit të lokalit që u shkatërrua në Nea Jonia.
Ngjarja ndodhi në datën 13 nëntor dhe autorët ende nuk janë gjetur. Policia beson se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.
Top Channel