Një shportë që kushton më shumë, një faturë që rritet dhe një buxhet që duhet të ndahet gjithnjë e më me kujdes.
Në Shqipëri, ushqimi po merr pjesën më të madhe të parave që familjet shpenzojnë çdo muaj. Në vitin 2025, një familje shpenzoi mesatarisht 95 mijë lekë në muaj, por 37 mijë e 859 lekë prej tyre shkuan vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike.
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025 ku rreth 40% duhet ta harxhojnë vetëm për këtë zë. Një shifër që nga viti në vit rritet por duke mbajtur peshën kryesore.
Brenda shpenzimeve për ushqime, peshën më të madhe e zënë perimet, me 20.2%, të ndjekura nga mishi dhe nënproduktet e tij, me 16.6%, si dhe qumështi, djathi dhe vezët, me 15.5%.
Kategoria e dytë më e rëndësishme në buxhetin familjar është banesa ku shpenzimet për banesën, ujin, energjinë elektrike dhe qiranë e paguar arritën mesatarisht në 9,218 lekë në muaj, ose 9.7% të buxhetit familjar, nga 9.6% një vit më parë. Të larta kanë qenë shpenzimet edhe për restorantet dhe transportin dhe mobilimi.
Ndalur sipas gjeografisë jetesa në tiranë një familje I kushton shumë më shtrenjtë se në qytete të tjera me mesatarisht 110,904 lekë në muaj, rreth 16 mijë lekë mbi mesataren kombëtare. Pas Tiranës renditen Korça dhe Durrësi. Nga ana tjetër shpenzimet më të ulëta regjistrohen në Kukës.
Në këto buxhet, çdo rritje çmimi ka një efekt të drejtpërdrejtë, familjeve i duhet të zgjedhin çfarë të paguajnë dhe çfarë të shtyjnë për më tej. Dhe pikërisht këtë tregon edhe struktura e shpenzimeve ku ushqimi merr pjesën më të madhe të parave, hapësira për shëndetin, arsimin, argëtimin apo nevoja të tjera bëhet gjithnjë e më e kufizuar.
Top Channel