Protesta, thirrje ambasadorit Wendt, prej 133 ditësh në shesh: Vetëm të bashkuar mund të rrëzojmë politikën
10/10/2026 22:32
Protesta e kryeqytetit beson se do ta rrëzojë kryeministrin Edi Rama, por kërkon shtim të numrave në bulevard. Në ditën e 133-të, organizatorët e protestës bënë thirrje për t’u bashkuar në shesh.
Nga sheshi i protestës, organizatorët iu drejtuan me një thirrje edhe ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt.
Protestuesit dënuan sërish vendimin e Kuvendit për të miratuar me 85 votat e mazhorancës hartën e re territoriale me 46 bashki. Nga sheshi u kërkua që të vijojnë punën të gjitha bashkitë.
Pas fjalimeve, protesta u mbyll me marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe thirrjet për largimin e politikës.
Top Channel