Balla uron Partinë Socialiste portugeze të kryeministrit, António Costa për fitoren e zgjedhjeve

31/01/2022 13:26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar për fitoren e zgjedhjeve Partinë Socialiste dhe Kryeministrin e Portugalisë, António Costa.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se me rreth 42% të votave, Kryeministri Costa do të ketë shumicën absolute për të vijuar qeverisjen mbi parimet e përfshirjes, drejtësisë dhe barazisë sociale.

Gjithashtu Balla në shënimin e tij thekson se si anëtarë të Partisë Socialiste Europiane, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në dobi të marrëdhënieve më të forta mes dy qeverive dhe mes dy parlamenteve tona.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përgëzime socialistëve portugezë #PartiaSocialiste dhe Kryeministrit António Costa për fitoren e thellë në zgjedhjet e përgjithshme në Portugali. Me rreth 42% të votave, Kryeministri Costa do të ketë shumicën absolute për të vijuar qeverisjen mbi parimet e përfshirjes, drejtësisë dhe barazisë sociale. Si anëtarë të Partisë Socialiste Europiane, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në dobi të marrëdhënieve më të forta mes dy qeverive dhe mes dy parlamenteve tona.

Top Channel