Arinjtë polarë ‘vendosen’ në stacionin e braktisur meteorologjik në Arktik (fotogaleri)

31/01/2022 17:43

Jo të gjithë e dinë por zoologët i klasifikojnë arinjtë polarë si gjitarë deti pasi kalojnë shumicën e kohës mbi copa akulli larg tokës, e madje mes gishtërinjve të tyre ka membrana për të lehtësuar notimin.

Një prej vendeve ku ata gjenden ende në numra të mëdha është ishulli Wrangel në Rusi, rezervati natyror i mbrojtur nga Unesco që njihet ndryshe si ‘materniteti i arinjve polarë’.

Por në një ekspeditë të fundit në ishullin e vogël Kolyuchin, ku dikur kishte një stacion meteorologjik u zbulua se një klan arinjsh polarë e kishin kthyer atë në banesën e tyre.

Ish-stacioni sovjetik i motit është mbyllur në vitin 1992, dhe bashkë me të u braktis dhe fshati i vogël që gjendet në ishull.

Studiuesit thanë se arinjtë polarë ecnin mes shtëpive të braktisura dhe fuçive të lëna disa dekada më parë. Femrat qëndronin veçmas me këlyshët e tyre pranë brigjeve të ishullit.

Ndërsa fuçitë e kudondodhura kanë qenë një problem në Arctic, pasi dikur kur sillej karburanti në ishull, rezultonte e kushtueshme të merreshin përsëri fuçitë e zbrazura prandaj ato vetëm liheshin aty.

Edhe tani zbritja në ishull ishte mjaft e rrezikshme dhe imazhet janë marrë me një dron me zhurmë të ulët. Fotografët thanë se u përpoqën të fotografonin kafshët pa i shqetësuar, dhe në fakt pas njëfarë kohe ata as që merakoseshin nga zhurma e dronit.

I pyetur për sjelljen e tyre, eksperti Anatoly Kochnev, tha se arinjtë polarë janë shumë kuriozë nga natyra prandaj gjithmonë përpiqen të hapin një derë të mbyllur. Gjithashte kafshët janë gjuajtur vazhdimisht nga njeriu prandaj ndoshta përdorim banesat e braktisura si një formë mbrojtjeje nga ai.

FOTO GALERI
1/8
Një prej vendeve ku ata gjenden ende në numra të mëdha është ishulli Wrangel në Rusi

Top Channel