Zjarre të mëdha në Evropën Jugore, Franca, Spanja dhe Portugalia përfshihen nga flakët, mijëra hektarë të djegur
Ish Miss SHBA, 30 vjeçarja Cheslie Kryst ka rënë drejt vdekjes nga një ndërtesë e lartë në New York City mëngjesin e djeshëm, disa orë pas postimit të një mesazhi në rrjetet sociale ku shkruante: “Ju sjelltë kjo ditë qetësi e paqe”.
Kryst ishte avokate dhe punonte dhe si korrespondente në programe televizive. Ajo kshite fituar konkursin e bukurisë së SHBA në 2019 dhe përdori platformën për të promovuar reformën e drejtësisë shoqërore e kriminale.
Kryst kishte apartamentin e saj në katin e nëntë të ndërtesës luksoze në qendër të Manhattan, dhe besohet se është hedhur nga kati i 29-të i ndërtesës 60-katëshe mëngjesin e djeshëm. Ajo u gjet e vdekur në trotuarin e mbuluar nga bora.
Ajo u hodh nga një zonë e ndërtesës që ishte e hapur për të gjithë banorët dhe herën e fundit ishte parë e gjallë në tarracën e katit të 29-të, thanë burimet.
Disa orë më herët Kryst kishte shkruar në faqen e saj në Instagram: “Ju sjelltë kjo ditë qetësim e paqe”.
Policia gjeti në apartamentin e saj një letër ku thoshte se i linte gjithçka nënës së saj, edhe ajo ish fituese e konkurseve të bukurisë.
Në letër nuk kishte shpjegime për veprimet e saj.
Më parë Miss Karolina e Veriut, Kryst fitoi dhe kurorën e the Miss USA me një fusan të shkëlqyeshëm me krahë, që i bënte homazh Maya Angelou me këngën ‘I Know Why the Caged Bird Sings'(E di pse këndon zogu në kafaz).
Kryst kishte lindur në Jackson, Michigan, nga një baba i bardhë polako-amerikan dhe nënë afro-amerikane, kjo e fundit April Simpkins, ish-fituese e Miss North Carolina në 2002.
Në një deklaratë familja e Kryst e përshkruante atë si “një frymëzuese e të tjerëve me bukurinë dhe forcën e saj”.
Top Channel