Në shtëpi është dëgjuar kënga më e re e Beatrix.

Ky produksion i është dedikuar Donaldit dhe në pritje ishte reagimi i tij.

Fillimisht ai nuk e kuptoi se kënga ishte e partneres së tij por pasi e dëgjoi me vëmendje arriti ta evidentonte zërin e saj.

Me habi dhe emocion ai dëgjonte tekstin dhe kuptoi se bëhej fjalë për lidhjen e tyre.

Banorët e tjerë gjithashtu nuk i mbajtën dot as lotët prej faktit se Beatrix ka vendosur t’i rikthehej muzikës.

Top Channel