Votimi për kandidatët e “6 Marsit” të Grupit të Rithemelimit të PD/ Del rezultati në Dibër

30/01/2022 18:06

Premtim Kryemadhi është shpallur fitues i garës për kandidat në Dibër në Grupin e Rithemelimit të PD për zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki.

Nga 713 votues, Premtim Kryemadhi mori 424 vota, Dafina Muda 121 vota dhe  Behar Dema 158 vota. Kurse 10 vota rezultuan të pavlefshme.

Demokratët e Durrësit zgjodhën Ardian Mukën, i cili shkon në garën për kryetar bashkie. Në primaret e Durrësit votuan 1546 anëtarë, ku Muka  mori 1162 vota, ndërsa Silvja Gjepali 373 vota, kurse 11 vota ishin të pavlefshme.

Nga 713 votues në Dibër, Premtim Kryemadhi doli fitues me 424 vota, ndërsa u pasua nga Dafina Muda 121 vota dhe Behar Dema 158 vota. Kurse 10 vota rezultuan të pavlefshme.

Vora zgjodhi Lulzim Vranën si kandidat për kryetar bashkie.

Top Channel