Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës Një konsorcium grek ka fituar tenderin për të ndërtuar platformën elektronike që do të bëjë funksionale Bursën Shqiptare të Energjisë.
Vlera e prokurorimit arriti në 220 milionë lekë (1.8 milionë euro), vetëm 5 milionë lekë më pak se fondi limit.
Kjo bursë është themeluar dy vite më parë dhe në të Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për të funksionuar si një treg i përbashkët energjie.
Sipas ekspertit të energjisë Lorenc Gordani funksionimi i plotë i bursës pritet të sjellë uljen e çmimeve të energjisë:
Nga momenti i nënshkrimit të kontratës do duhen edhe minimalisht 6 muaj të tjerë deri në ngritjen e platformës, e cila mund të bëhet plotësisht aktive në tremujorin e tretë të vitit.
Kjo përkon edhe me afatin që qeveria i ka lënë rreth 7300 bizneseve të mesme dhe të mëdha për të blerë energjinë në tregun e lirë.
Top Channel