Pesë qytetarë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën, ndërkohë që janë shënuar 939 infektime të reja, gjatë 24 orëve të fundit të vendin tonë.

Viktimat janë një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Korça 65 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 73-88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3500 testime të kryera gjithsej,  kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 442 persona në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Fier, 35 në Durrës, 32 në Lushnjë, 29 në Shkodër, 26 në Gjirokastër, nga 22 qytetarë në Elbasan, Berat, 17 në Kuçovë, 14 në Sarandë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Kamzë, nga 12 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 10 qytetarë në Peqin, Korçë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Dimal, nga 7 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Mallakastër, Vorë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Krujë, Kavajë, Përmet, Devoll, nga 5 qytetarë në Poliçan, Shijak, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Libohovë, Divjakë, Mat, Tropojë, Kukës, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Bulqizë, Has, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Himarë, Maliq, Belsh.

Zyrtarisht, numërohen 20.498 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Në spitalet Covid po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 234,181 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Janar 2022)
Raste të reja ditore 939
Të shëruar në 24 orë 1825
Të shtruar në spitale 168
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3500

Testime totale 1,662,917
Raste pozitive 258,021
Raste të shëruara 234,181
Raste Aktive 20,498
Humbje jete 3,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9124
Fier 1840
Shkodër 1749
Vlorë 1457
Elbasan 1264
Gjirokastër 1107
Durrës 958
Berat 891
Korçë 864
Lezhë 745
Kukës 303
Dibër 196

Top Channel