Real Madrid, tension i lartë pak ditë para sfidës me Romën, Mourinho nuk flet për Vinicius, shpërthen ‘Bernabeu’ 11/10 10:06
Rafael Nadal ka thyer rekordin si tenisti me më shumë çmime Grand Slam në histori, gjithsej 21.
Tenisti spanjoll, 35-vjeçar, ka fituar në turneun Australian Open të dielën, pas përballjes me tenistin rus, Daniil Medvedev. Gara ka zgjatur për pesë orë dhe 24 minuta.
Kjo ka qenë finalja e dytë më e gjatë në Austalian Open, pas asaj kur tenisti serb Novak Gjokoviq ka mposhtur Nadalin pas pesë orësh e 53 minutash më 2012.
Nadal tani ka një çmim Grand Slam më shumë sesa rivalët e tij, zvicerani Roger Federer dhe serbi Novak Gjokoviq. Së bashku ata njihen si Treshja e Madhe.
Top Channel