E enjte, 04 Mars 2021
10:03
Intensifikohen kontrollet në Shkodër, shikoni si filmon policia “trimat” në parakalim

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në segmente kyçe që janë evidentuar si njolla të zeza për shkak të aksidenteve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

09:45
Rama ftesë Najada Çomos për deputete në listën e PS

Socialistët deri më 8 Mars ditën kur do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë premtojnë surpriza.

09:41
(FOTO) Mbërrin me pranga në duar në KLGJ gjyqtarja Enkleida Hoxha, flet për TCH: Procesi ndaj meje, i padrejtë

Pas tre seancave disiplinore arriti në KLGJ, mëngjesin e sotëm, gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

09:31
Policia aksion në Tiranë, arrestohen 10 persona brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën pranga 10 shtetas në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

09:28
​Kosovë/ Komiteti për COVID-19 mblidhet sot

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mblidhet sot për të diskutuar lidhur me masat e vendosura për mbrojtjen nga koronavirus.

09:26
Guvernatori i Nju Jorkut i mohon akuzat për ngacmim seksual

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se “i vjen keq” që i ka bërë gratë të mos ndjehen rehat, por mohoi se ka prekur dikë në mënyrë të papërshtatshme.

09:18
Vrasja e Tauland Gjikajt/ Mbi 10 të shoqëruar në polici, shpallen në kërkim dy personat që ishin pjesë e atentatit (EMRAT)

Puna për zbardhjen e vrasjes së Tauland Gjikajt vijon ende ndërsa personat e shpallur në kërkim janë Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani.

09:13
​47 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 47 pacientë të infektuar me virusin SARAS CoV2.

09:05
Vlorë/ U ekzekutua në mes të qytetit, pamjet e rënda të vrasjes së Tauland Gjikajt

Top Channel ka siguruar pamjet e rënda të ekzekutimit të 31 vjeçarit Tauland Gjikaj në mes të qytetit të Vlorës.

08:52
 “P*rdhitika na ndau”, mjeku Tritan Kalo largohet nga Komiteti i Ekspertëve

Mjeku i njohur Tritan Kalo është larguar nga Komiteti i Ekspertëve, i krijuar më 31 janar për mirëmenaxhimin e pandemisë së Covid-19 dhe përbëhej prej 11 anëtarësh.

08:40
“Kur kanë 3 vajza duan një djalë”/ Gjinekologia zbulon cilat gra kryejnë më shumë aborte selektive

Mjekja e njohur obstetër-gjinekologe, Enriketa Kroi foli në “Wake Up” për abortet selektive duke thënë se bëhen më së shumti nga gratë në zonat rurale, ndërsa abortet joselektive nga ato në zonat urbane.

08:18
Kosovë/ Mbi 8500 raste aktive me COVID, ende në pritje të vaksinave të premtuara

Të mërkurën u raportuan 568 raste pozitive me COVID-19, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive ditore këtë vit, por sipas vlerësimit të IKSHPK do te ketë rritje të rasteve ditëve në vijim.

08:16
Komplot i mundshëm për dhunë në Kongres

Siguria u rrit pranë Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të “një komploti të mundshëm për dhunë” të enjten, tha policia e Kongresit.

07:57
Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, dërgoi mesazhin e tij të parë nga burgu, pasi u transferua nga një qendër në Moskë në rajonin Vladimir, në mes të shkurtit. Në mesazhin e postuar në Instagram të mërkurën, Navalny tha se është në Qendrën e Paraburgimit Nr 3 në qytetin Kolçugino dhe se po kalon mirë me shokët e qelisë.

07:10
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.

07:03
Njihuni me ushqimet që ju ndihmojnë në djegien e dhjamit të tepërt

Humbja e dhjamit ndodh vetëm kur digjni më shumë kalori sesa merrni, duke e detyruar trupin tuaj të shfrytëzojë rezervat për më shumë energji. Por krahas një regjimi të duhur fizik, ekzistojnë shumë ushqime që mund t’ju ndihmojnë të digjni më lehtë yndyrnat.

06:48
Zbuloni 8 përfitimet shëndetësore të çajit me mente

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj.

06:22
Sekuestrohen mijëra doza të vaksinave false kundër COVID-19 në Kinë dhe Afrikë të Jugut, 83 të arrestuar

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të vaksinave të falsifikuara kundër COVID-19 dhe ka bërë dhjetëra arrestime, thotë Interpol.

06:06
Dhoma e Përfaqësuesve anulon sesionet e së enjtes nën shqetësimet e sigurisë

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan anuloi sesionin e së enjtes pasi policia e Kapitolit paralajmëroi të mërkurën se mund të ketë plane nga një grup paraushtarak për të hyrë me forcë në ndërtesë, një kërcënim që sjell në mendje skena të sulmit të 6 janarit.

05:57
Gjykata mbështet pretendimin e gazetarëve në padinë kundër ish-Presidentit Trump

Rruga ligjore për të sfiduar një president i cili sulmon gazetarët është bërë pak më e lehtë tani pasi një grup aktivistësh për lirinë e shtypit mbylli me marrëveshje një padi të ngritur ndaj qeverisë amerikane.

05:40
Senat, demokratët shtyjnë debatin, përpiqen për kompromis për paketën stimuluese

Senati amerikan shtyu hapjen e debatit për propozimin e Presidentit Biden prej 1.9 trilionë dollarësh për ndihma si rezultat i pandemisë. Pas arritjes së marrëveshjes për të eliminuar pagesën prej 1400 dollarësh për amerikanët me të ardhura më të larta, senatorët vendosën të mos votojnë të mërkurën por mund ta hapin debatin të enjten.

05:15
Blinken: Kina është sprova më e madhe gjeopolike në botë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi të mërkurën se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë sprova “më e madhe gjeopolike” e shekullit.

04:59
Kontrabandistët hedhin në det migrantët, 20 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhibuti ku 20 migrantë kanë humbur jetën pasi janë hedhur në det nga kontrabandistët.

04:28
BE-ja përgatitet të pezullojë deri më 2023 rregullat financiare për shkak të COVID-19

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), Bashkimi Evropian (BE) rekomandoi pezullimin dhe moszbatimin deri në vitin 2023 të rregullave financiare që kufizojnë shpenzimet publike të vendeve anëtare.

04:04
Bilanc i rëndë! Mbi 1500 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Brazil

Brazili është një nga vendet më të goditura nga pandemia e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundi, shteti i Amerikës Latine ka shënuar numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

03:33
Angli/ Familja thyen masat anti-COVID, bëjnë kamping buzë shkëmbit të rrezikshëm

Një familje në Britani, ka ngritur kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm, njoftoi policia bregdetare e North Yorkshire. Familja, kishte vendosur tendën e pushimit në një zonë të njohur për rrëshqitjen e dherave.

03:09
Turqi, 65 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Turqia raportoi 11.520 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 689 pacientë simptomatikë, dhe 73 vdekje të tjera. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkur në 2.734.836 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.771, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

02:39
OPEC parashikon rimëkëmbjen e tregut të naftës në vitin 2021

Parashikimi ekonomik global dhe perspektivat e tregut të naftës tregojnë shenja të përmirësimit të vazhdueshëm, tha dje Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammad Sanusi Barkindo.

02:18
Politika e jashtme e SHBA/ Sekretari Amerikan i Shtetit prezanton prioritetet: Më shumë angazhim global

Bota nuk organizohet vetë, kur Amerika tërhiqet ose dikush tjetër përpiqet të zërë vendin e saj, ose kur askush nuk del për të mbajtur barrën, kjo çon në kaos – tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm si kryediplomat, ku parashtroi në linja të gjëra politikën e jashtme të administratës Biden.

01:57
Lajçak viziton Beogradin/ Vuçiç: Gati për dialog, por Kosovën nuk e njohim

Serbia është e gatshme në çdo moment të vazhdojë dialogun me Kosovën, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

01:35
Rritje e shpejtë e rasteve, Republika Çeke e treta në Europë për numrin e infektimeve të reja me Covid-19

Pas Francës me më shumë se 149 000 raste dhe Italisë me 112 000, Republika Çeke është vendi europian që ka regjsitruar numrin më të madh të infektimeve me COVID-19 (82 000) deri më 28 shkurt, shtatë ditë që kanë shënuar një rritje të fortë të infektimeve në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore, sipas bilancit të fundit epidemiologjik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

01:11
Kosovë, përfundon numërimi/ KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

00:44
Masa te reja në Greqi/ 18 zona të rrezikshmërisë së lartë në të gjithë vendin nga Covid-19

18 zona të rrezikshmërisë së lartë në gjithë vendin kanë cilësuar autoritetet greke duke njoftuar masa më të rrepta për përballimin e pandemisë, ndërsa 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë raste të prekurish, viktima dhe të intubuar. Midis këtyre zonave është Athina, Selaniku, Larisa, Lefkada, Fthiotida, Korinthi, Thesprotia, Arta, Viotia si dhe disa ishuj.

00:12
Barcelona përmbys gjithçka në “Camp Nou”, kalon në finale të Kupës

Barcelona përmbys humbjen 2-0 në Andaluzi, pasi mposhti Sevillan 3-0 pas 120 minutave lojë në “Camp Nou” dhe siguroi kalimin në finale të Kupës së Mbretit, ku do të diskutojë trofeun me fituesen e çiftit Levante-Ath. Bilbao.

E mërkurë, 03 Mars 2021
23:56
Kessie shmang humbjen e Milanit, Roma fiton me vuajtje, ringjallet Cagliari

Milan shpërdoron mundësinë për të fituar dhe për të vënë nën presion Interin në krye, pasi nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 me Udinesen në “San Siro”, teksa sërish iu fal një penalltie të akorduar në sekondat e fundit.

23:40
Një 21-vjeçar mban Lille në krye, fitojnë edhe PSG e Lyon

Kryesueset nuk gabojnë në kampionatin francez, pasi Lille, Lyon dhe PSG kanë bërë detyrën duke marrë fitoren në ndeshjet e javës së 28 dhe duke lënë të hapur plotësisht garën për titullin kampion, që këtë sezon duket mjaft emocionuese.

23:23
Man. United “ngec” në Londër, shuhen shpresat për titullin kampion

Manchester United ka hequr dorë përfundimisht nga pretendimet për titullin kampion, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Crystal Palace dhe tani e sheh veten plot 14 pikë larg City-t kryesues.

23:03
Pastrimi i parave në vend/ Curri në Open: Garancia është Reforma në Drejtësi

Pedagogu Arjan Curri i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open tha se garancia për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave në vend është Reforma në Drejtësi.

22:53
Numërohen mbi 41 mijë vota nga diaspora, LVV merr mbi 31 mijë

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë është në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës.

22:52
Raporti i DASH/ Çupi në Open: Krimi i pastrimit të parave ka një mbështetje politike

Analisti Frrok Çupi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open komentoi Raportin e DASH për vendin tonë.

22:44
Milani pa Ibran kërkon fitore ndaj Udineses, kështu ndryshon formacioni i Piolit

Udinese do të jetë rivali i radhës për Milanin e Stefano Piolit në kampionatin italian, Serie-A, derisa “Rossonerët” kërkon t’i ofrohen Interit në vetëm një pikë.

22:16
Tauland Manaj u vra në mes të Vlorës/ Ja gjyqtarët që e liruan nga burgu (DOSJA)

Tauland Beqiraj u ekzekutua pasditen te merkuren në mes të qytetit të Vlorës me breshëri kallashnikovi.

22:10
Kontrabandistët të pamëshirshëm hedhin në det emigrantët, raportohen 20 viktima

Të paktën 20 nga 80 migrantë të hedhur në det nga kontrabandistët në Xhibuti kanë humbur jetën.

21:54
Navalny nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, dërgoi mesazhin e tij të parë nga burgu, pasi u transferua nga një qendër në Moskë në rajonin Vladimir, në mes të shkurtit.

21:40
“Meta ujk i vjetër”/ Spahiu në Open: S’ka ndodhur që një president të japë dorëheqjen pse humb gruaja zgjedhjet, nuk do e mbajë fjalën!

Kreshnik Spahiu tha në Open se pavarësisht deklaratave të presidentit Ilir Meta për dorëheqje ai nuk do ta japë atë.

21:35
Sulmuesi terrorist qëllon tetë njerëz me thikë në Suedi para se të neutralizohet nga policia (fotot)

Një sulmues i armatosur i dyshuar si terrorist, është qëlluar nga policia pasditen e sotme në Suedi pasi goditi me thikë të paktën tetë njerëz.

21:20
Deklaratat e Metës/ Ironizon Çupi: Le t’i marrë amerikanët e t’i kapë prej veshi, ambasadën aty e ka!

Akuzat në distancë kohët e fundit mes presidenti Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, kanë ndezur skenën politike.

21:07
38 të vrarë, në ditën më të përgjakshme të protestave në Mianmar (pamje të rënda)

Të paktën 38 njerëz janë vrarë sot në protestën e radhës kundër gushtit të shtetit në Mianmar njoftonte OKB, teksa autoritetet kanë vepruar me dorë të hekurt duke shënuar ditën më të përgjakshme që prej nisjes së regjimit te fundit ushtarak.

20:45
Politika e jashtme amerikane/ Antony Blinken në fjalimin e parë të rëndësishëm

Bota nuk organizohet vetë, kur Amerika tërhiqet ose dikush tjetër përpiqet të zërë vendin e saj, ose kur askush nuk del për të mbajtur barrën, kjo çon në kaos – tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm si kryediplomat, ku parashtroi në linja të gjera politikën e jashtme të administratës Biden.

20:40
Fluturime të mistershme…/Qantas me ide të reja për të shtuar pasagjerët

Në përpjekje për të ndihmuar turizmin e brendshëm në Australi dhe për të ndezur nostalgjinë, Qantash ka prezantuar Fluturimet misterioze.

20:32
Skandali në Fiks Fare/ Ish i dënuari dhunon gruan dhe kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve të mitur, gjykata i lë në të njëjtën shtëpi!

Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gjykata jep vendimin që të qëndrojnë në të njëjtën banesë. Katër urdhra mbrojtje nuk i dhanë fund torturës së nënës së 3 fëmijëve të mos dhunohej sistematikisht nga ish bashkëshorti i saj.

20:22
Ftesë në 5/ “Çfarë dhurate të ka bërë Ramushi?”, Anita shuan kureshtjen: E kam të zgjuar, më blen vetëm …

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Anita Haradinaj, e cila u bë pjesë e diskutimit rreth kthimit të dhuratave pas ndarjes.

20:12
Greqia në alarm nga covid! Hyjnë në fuqi masat e reja pas rritjeve rekord të rasteve dhe pacientëve në intubim

18 zona të rrezikshmërisë së lartë në gjithë vendin kanë cilësuar autoritetet greke duke njoftuar masa më të rrepta për përballimin e pandemisë ,ndërsa 24 orët e fundit janë regjistruar me shumë raste të prekurish, viktima dhe të intubuar.

20:10
Rindizet “lufta” për titull/ Teuta mund Vllazninë, fiton Laçi, ngec Partizani

Lufta për titullin kampion në kategorinë Superiore ndizet akoma më shumë.

20:03
Për ringritjen e ekonomisë/ Britania e Madhe rrit taksat për të pasurit

Ringritja ekonomike e Britanisë nga kriza ku e zhyti koronavirusi do të jetë shumë më e dobët nga sa pritej, paralajmëroi qeveria të mërkurën duke paraqitur një buxhet që mbron vendet e punës por edhe rrit taksat e korporatave.

20:02
Dita ndërkombëtare e shkrimtarëve/ Mustafaj: Një shoqëri pa ta është e varfër dhe e dëshpëruar

Sot është dita ndërkombëtare e shkrimtarëve, por përse na duhet imagjinata e tyre? Për shoqërinë shqiptare, çfarë bare ka tradita e rilindjes për Shkrimtarët e sotëm.

20:01
Protestë me zinxhirë për pronën/ Lezhë, ngujohet para bashkisë me dokumentet në dorë

“Duan të më marrin pronën,” me këtë pretendim Huanito Martinaj nga Balldreni ka dalë për të protestuar para bashkisë së Lezhës i lidhur me zinxhir ,me një pankartë në duar dhe me të gjitha dokumentet e pronës.

19:56
Nuk ndalojnë lëkundjet e tokës në Greqi/ Tjetër tërmet, ja epiqendra dhe magnituda

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Greqi ditën e sotme. I fundit është regjistruar me magnitudë 5.1 afër Larisas.

19:54
Bashkitë shtojnë të ardhurat/ Efekti më i madh nga mbledhja e taksës për ndërtimet e reja

Të ardhurat e bashkive kanë parë një përmirësim të lehtë gjatë janarit, pasi sipas të dhënave të Financave kanë arritur në 1.3 miliardë lekë, nga 1.2 miliardë që ishin janarin e 2020-ës.

19:51
Peshkaqenë ‘fosforeshentë’/ Shkencëtarët i fotografojnë pranë Zelandës së Re

Shkencëtarët që po studiojnë peshkaqenët pranë brigjeve të Zelandës së Re, kanë fotografuar një specie peshkaqeni që ndriçon në errësirë. Ai është vertebrori më i madh ndriçues i njohur deri më tani në botë.

19:49
Kontrollohuni pas covidit/ Mjekët: Virusi lë pasoja edhe 9 muaj pas infektimit

Teksa po afron një vjetori i pranisë së covidit në Shqipëri, mes të infektuarve ka edhe rreth 71 mijë persona që e kanë kaluar sëmundjen, por mjekët këshillojnë që edhe në periudhën pas covidit duhet të tregohen të kujdesshëm e të kryejnë kontrolle sepse covidi lë pasoja.

19:48
Nga ‘Jolene’ në ‘Vaksinë’/ Dolly Parton merr dozën, ndryshon tekstin e këngës

Ylli i muzikës Dolly Parton, ka marrë dozën e parë të saj të vaksinës së Modernës, duke i kërkuar edhe të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

19:38
“Piratët e rrugës”, 20 vite burg/ Parashikimi i ligjit për shoferët që ikin nga vendi i aksidentit

Ibro Ilias, dy ditë më parë u aksidentuar nga një mjet i tipit “Ford Mondeo” në rrugën Donald Trump, në Kamëz.

19:32
Po hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit, vdes papritur prokurori në Kosovë

Ka ndërruar jetë sot pasdite prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës Enver Krasniqi.

19:19
Dua Lipa në video-lojën “FIFA 21” me një mesazh të rëndësishëm për të gjithë (Fotot)

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është bërë pjesë e video-lojës së famshme ‘PlayStation’ të EA Sports.

19:16
‘Adhurim i djallit’/ Kisha e Qipros kërkon tërheqjen e këngës ‘sataniste’ përfaqësuese në Eurovision

Kisha ortidoske e Qipros ka bërë thirrje sot për tërheqjen e këngës zyrtare përfaqësuese të vendit në Eurovizion, duke thënë se promovon adhurimin e djallit dhe vlera anti-shoqërore.

19:01
Agim Krajka dërgohet në banesën e fundit, Rama: S’e di nëse ka pasur kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa ai në buzët e të dashuruarve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së Agrim Krajkës dhe dërgimit të tij në banesën e fundit.

18:59
“Mu duke si manjak”/ Antonela nuk kursehet ndaj Erlindit, Sara: O shpirt çfarë kanë me ty

Takimi i radhës në përputhen është i Sarës me Erlindin, por që ngriti shumë debate në studio.

18:47
Kosovë/ Mbyllet numërimi i votave nga qytetarët e Diasporës

Numërimi i votave të qytetarëve që jetojnë jashtë territorit të Kosovës është mbyllur.

18:36
“I ke marrë çunat me radhë në dhomën e zhveshjes”/ Sara nuk kursehet ndaj Jasminës: Siç ke flokët, ke dhe shpirtin

E para gjë që u diskutua sot në studion e Përputhen me rikthimin e Sarës ishte marrëdhënia e saj tashmë e krisur me Jasminën, e cila foli në një lidhje Skype pasi dyshohet se mund të jetë infektuar me covid.

18:34
Gjykata e Hagës hap hetim formal ndaj Izraelit për krime lufte në territoret palestineze (fotot)

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njoftoi sot hapjen e hetimeve për krime të mundshme lufte të kryera nga shteti dhe ushtria e Izraelit në territoret e Palestinës që prej vitit 2014.

18:32
Greqia goditet nga tërmeti/ Dhjetëra lëkundje! Sizmiologu: Shqipëria mos shqetësohet (Fotot)

Një prej brigadave të shpëtimit  ka nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë në Mesohori të Elasonës në Thesali, një të moshuar që nuk mund të dilte jashtë gjatë lëkundjeve të tërmetit që goditi Greqinë qendrore 16 minuta pas mesditës.

18:29
Sara rikthehet në studio/ Arjani e kritikon: Nuk je në kinema këtu që ke prerë biletën, s’kemi përgjegjësi t’ju edukojmë

Sara është rikthyer në studio pas një mungesë , por nuk ka kaluar pa kritika veprimi që bëri.

18:17
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 851 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

18:10
Goma në mes të rrugës kthehet në rrezik për aksidente, qytetari denoncon në TCH

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar një rast ditën e sotme për Unazën jugore të qytetit.

18:04
Para zgjedhjeve! Ruçi u pret dietat deputetëve: S’ka më shpenzime për karburant, pagesa telefoni dhe bonus qiraje

Në një vendim të fundit që mban emrin e Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi është vendosur që deputetëve tu pritet dieta, dhe pikërisht para nisjes së fushatës zgjedhore.

18:01
Ornamente ekstreme virtyti/ Gratë e fisit afrikan me pllaka balte në buzë, që prej pubertetit (fotot)

Gratë e fisit Suri, me origjinë nga Etiopia, mbajnë pllaka të mëdha në buzët e tyre për të treguar vlerën e pajës së tyre.

17:55
Kriza e Barcelonës, reagon Guardiola: Kjo është zgjidhja që e shpëton klubin

Barcelona është duke kaluar nëpër një sezon të komplikuar nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman. Edhe pse rezultatete e javëve të fundit janë shumë pozitive, klubi katalanas është pothuajse jashtë garës për titull në La Liga, e po ashtu ka pak gjasa që të vazhdojë tutje në Ligën e Kampionëve pas humbjes nga PSG në ndeshjen e parë me rezultat 4-1.

17:40
Sondazhi/ Dy në tre rusë besojnë se COVID-19 është armë biologjike

Dy në tre rusë besojnë në teorinë e konspiracionit se COVID-19 është një armë biologjike e krijuar nga disa persona.

17:36
Zaev sfidon opozitën kërkon votëbesimin në Parlament

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar votëbesimin e Qeverisë. Kjo sipas tij vjen pas pretendimeve të VMRO-DPMNE-së se posedon shumicë në Kuvend.

17:34
Pozon para ‘Lamborghinit’ të Kylie Jenner, Stormi fotozhenike si e ëma

Vajza e Kylie Jenner, Stormi Webster pozoi për aparatin e nënës, teksa qëndronte para Lamborghin-it portokalli.

17:22
Rekord rastesh të reja me Covid në Greqi, rritet numri i viktimave

Greqia ka regjistruar numër rekord të prekurish në 24 orët e fundit.

17:20
Meta takon Kurtin: Ndamë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në një takim, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

17:18
Ministrja Evis Kushi: Vitet e fundit është punuar intensivisht për të lartësuar figurën e mësuesit

Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Abdyl Paralloi” në Elbasan u zhvillua Ceremonia e Prezantimit të Rrjetit të Mësuesve (TeacherNet), në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).  

17:07
Kërcënimi i Metës se do largohet pas 25 prillit, Veliaj: Për votuesit më 25 Prill, një rrugë e dy punë

Nga Farka, gjatë vizitës në shtëpitë e re të familjes Koshi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ironizoi kur tha se mirë opozita që ka ikur, por tani po kërcënon edhe Presidenti me largimin e tij.

16:56
Homoseksualiteti do të shpallet çrregullim psikologjik, vendos gjykata në Kinë (fotot)

Një gjykatë në provincën lindore kineze Jiangsu ka vendosur sot në favor të një publicisti që e quante homoseksualitetin “çrregullim psikologjik” në një libër universitar.

16:55
“Hyra në politikë për të çuar përpara misionin e babait”/ Rrëfimi prekës i vajzës së prokurorit

Albana Hana, e bija e prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana, do të kandidojë për deputete pranë Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

16:50
Vrasja e 31-vjeçarit Tauland Gjikaj në Vlorë, kapet një nga autorët e dyshuar (Pamjet)

Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj në rrugën transballkanike përballë Gjykatës së Apelit në Vlorë është kapur nga policia.

16:47
Covid-19 shënon një tjetër viktimë! Po përgatitej për dasmën, 27-vjeçarja nga Berati humb jetën

Ariola Sakollari (Gjeçi). Vajza nga Berati që priste të martohej së shpejti humbi jetën në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte në intubim.

16:43
Fifi dhe Fatjon Kuqari fotografohen bashkë në krevat (PAMJET)

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi ka postuar foto me ish-konkurrentin e Për’Puthen fajton Kuqari.

16:40
A iu helmua babai prokuror?! Ka shumë që dyshojnë, ja përgjigjja e së bijës…

Albana Hana thotë se për shkakun e vdekjes së babait të saj, prokurorit, Xhevat Hana beson rezultatet e mjekësisë italiane.

16:37
Shkencëtarët: Përhapja e Covid në Brazil, kërcënim global që hap derën për variante vdekjeprurëse!

Përhapja e shfrenuar e koronavirusit në Brazil është bërë një kërcënim global që rrezikon të sjellë variante të reja dhe madje edhe më vdekjeprurëse, ka paralajmëruar një nga shkencëtarët më të mirë të vendit të Amerikës së Jugut.

16:34
Shpërthimi i qëllimshëm godet qendrën e testimeve Covid-19 në Holandë (fotot)

Një qendër testimi e koronavirusit është goditur sot nga një shpërthim i qëllimshëm në një qytezë të Holandës.

16:30
U bë e famshme më selfien me shenjat e maskës në fytyrë, infermierja jep mesazhin emocionues në Sanremo (Fotot)

Në mars të vitit të kaluar, në pikun e pandemisë, fotografia e infermieres Alessia Bonari me shenjat e maskës në fytyrë u bë virale gjithandej.

16:22
Raportet: Gjermania do të përgjojë partinë e ekstremit të djathtë AfD

Shërbimet e inteligjencës në Gjermani e emërtuan partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si grup të dyshuar ekstremist, raportojnë mediat lokale.

16:13
Aksioni i policisë/ Bien në prangat 10 shtetas, ja akuzat

Policia ka arrestuar në 24 orët e fundit 10 persona për vepra si dhuna në familje, plagosje, vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

16:12
Arbitrja më ‘e nxehtë’ e Rusisë zhvishet për sesionin e fotove erotike (fotot)

Ekaterina Kostyunina është përforlur shpesh për fotot e saj provokuese në rrjetet sociale, por sesioni i fundit fotografik ka lënë shumë fansa me gojë-hapur pasi duket se nuk mban veshur asgjë.

16:11
Nis shembja e pallateve të dëmtuara në Krujë (Fotot)

Në të gjithë territorin e bashkisë Krujë ka nisur procesi i shembjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

16:08
Durrës/ Qytetari humb jetën në automjetin e tij

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në automjetin e tij, shkak dyshohet të jetë një arrest kardiak.

15:58
Koronavirusi në Kosovë/ 568 të infektuar dhe 4 viktima gjatë 24 orëve të fundit

568 qytetarë janë konfirmuar me Covid 19 nga 2.532 teste të kryera 24 orët e fundit në Kosovë.