Me uljen e temperaturave dhe fillimin e ditëve të ftohta, Ukraina ka shënuar një rritje të numrit të viktimave nga Covid-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 538 të vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë e viktimave e regjistruar në këtë vend. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 15 mijë e 579 raste.

Numri i rasteve në Ukrainë, i cili shënoi rënie në maj, filloi të rritet përsëri në shtator. Numri më i madh i rasteve ditore në vend u regjistrua më 3 prill me 20.341 raste.

Top Channel