“VV s’ka dorë, protestave ne iu dalim në ballë dhe s’qëndrojmë anonim”, Kurti flet për tubimin në Tiranë: Të ndërtohet demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit
Banka Kombëtare e Serbisë ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krimin e Organizuar kundër ALTA Bankës, në pronësi të biznesmenit Davor Macura, i cili raportohet se ka lidhje të afërta me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq, dhe disa personave përgjegjës të saj.
Prokuroria kishte kërkuar që më 27 tetor të mblidheshin të dhënat për të gjitha transaksionet e kryera drejt vendeve të huaja. Ndërsa më 29 tetor, kërkesa u zgjerua për të përfshirë posaçërisht konvertimin e valutave dhe daljen e fondeve nga llogaritë e bankës.
Më 30 tetor, Prokuroria iu drejtua Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit për Luftën kundër Krimit të Organizuar (SBPOK), duke kërkuar verifikimin e aktivitetit të bankës dhe të personave përgjegjës në Bankën Qendrore.
Sipas mediumit serb “Vreme”, avokati Ivan Niniq kishte ngritur më herët shqetësimin për një proces të përshpejtuar të transferimit të kapitalit jashtë Serbisë, konkretisht drejt llogarive dhe subjekteve juridike në Moskë dhe Shkup.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Srdan Milivojeviq, pretendoi se ishte përgatitur transferimi i 50 milionë eurove nga ALTA Banka drejt një institucioni financiar jashtë vendit.
Edhe opozita maqedonase kërkoi sqarime nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, duke ngritur dyshime se vendi mund të përdorej si pikë tranziti për transferimin e parave drejt Moskës.
Nga ana tjetër, Banka Kombëtare e Serbisë kishte deklaruar se pretendimet e pakonfirmuara për transferime të dyshimta mund të shkaktonin shqetësim të pajustifikuar në publik. Deri tani, pretendimet për destinacionin përfundimtar të 50 milionë eurove nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Pas revokimit të licencës, procedurat e falimentimit do të administrohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, me vendim gjykate.
Banka Qendrore ka garantuar se depozitat e siguruara, deri në 50 mijë euro për çdo depozitues, do të mund të tërhiqen sipas procedurave përkatëse, ndërsa klientët do të informohen se në cilën bankë mund të marrin paratë e tyre.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse janë kryer transferime të paligjshme dhe kush mban përgjegjësi për gjendjen financiare dhe veprimtarinë e bankës.
Top Channel