E mërkurë, 27 Tetor 2021
17:14
A “çalon” padia e Berishës ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken?!

Sali Berisha në turin e tij “Foltorja” tha se është pranuar padia e tij nga gjykata franceze, por njëkohësisht është caktuar edhe data e Kuvendit të jashtëzakonshëm Kombëtar të PD me firmat e bazës.

17:10
Me gjarprin kobra vret të pastrehun, për të mashtruar me sigurimin e jetës (fotot)

Prabhakar Bhimaji Waghchaure nga India, inskenoi vdekjen e tij me qëllim të përfitonte $5 milionë, duke vrarë një të pastrehë që tentoi ta kalonte si vetja e tij për sigurimin e jetës.

17:00
Durrës/ Zjarr në kabinën e plazhit, flakët përhapen me shpejtësi në zonë

Ish-kabinat e plazhit që ndodhen në zonës e Ilirisë në Durrës janë përfshirë nga flakët këtë pasdite.

16:59
SHBA lëshon pasaportën e parë me përcaktimin e gjinisë ‘X’ për komunitetin LGBTQ

SHBA ka lëshuar pasaportën e saj të parë me një përcaktim gjinor “X” – një hap historik në njohjen e të drejtave të njerëzve që nuk identifikohen si meshkuj apo femra – dhe pret që të jetë në gjendje të ofrojë opsionin më gjerësisht vitin e ardhshëm, tha të mërkurën Departamenti i Shtetit.

16:49
Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Unionit të Noterëve Shqiptarë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Unionit të Noterëve Shqiptarë për shfuqizimin e ligjit për noterinë.

16:44
Rezarta Shkurta i jep fundit karrierës muzikore?: Do të jetë një këngë e fundit…

Këngëtarja Rezarta Shkurta paralajmëron për një prodhim të ri muzikor, që mund të jetë i fundit për të.

16:40
Nominimet/ Kledi: Nuk duhet të merren seriozisht

Ethet e garës sa vijnë dhe shtohen dhe ankthi më i madh për banorët është momenti kur duhet të nominojnë dhe nominohen. 

16:33
Prostituta hyn në makinën e yllit të PSG-së, i vjedh telefonin. Ja kushti që kishte për t’ia kthyer

Mesfushori i PSG, Ander Herreira është grabitur në kryeqytetin francez gjatë mbrëmjes të së martës.

16:31
Kryeministri i Luksemburgut akuzohet për plagjiaturë masive – detajet dhe reagimi i tij

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka bërë plagjiaturë shumicën dërrmuese të një disertacioni që ai shkroi si student për një diplomë të avancuar universitare, sipas një hetimi nga një uebsajt lajmesh i publikuar të mërkurën.

16:22
Hakmarrja e natyrës, shfaqen gropa në mes të detit si “shpagim për njeriun”

Në ditët e saj më të mira, në vitet 60-të, resorti Ein Gedi ishte i mbushur me pushues që mund të zhyteshin në ujërat e Detit të Vdekur. Sot, plazhi i saj është plot me kratere dhe gropa uji të kripur, ndërsa pamja e një deti të vërtetë mungon.

16:22
Katania nën pushtetin e ujit në ditën e katërt të ciklonit në Italinë jugore (foto dramatike)

Pamje dramatike vinin sot nga ishulli i Siçilisë dhe pjesë të Kalabrisë në Italinë jugore, që janë goditur nga një ciklon me shi dhe erë i cili brenda tre ditëve ka lëshuar në rajon sasinë e reshjeve mesatare të një viti.

16:21
Tetë gabimet qesharake që fansat dalluan në “Squid Game”

“Squid Game”, u shndërrua në pak javë në serialin më të shikuar ndonjëherë në Netflix.

16:20
Angli/ Procesi gjyqësor, shqiptari goditi 62 herë me thikë rumunin

Një baba i tre fëmijëve humbi jetën pasi u godit me thikë 62 herë pas një sherri që nisi në një lokal nate dhe përfundoi jashtë në rrugë duke tmerruar dëshmitarët okularë.

16:17
Shkollat nuk shtuan infektimet/ Mjekët: Nuk ka një rritje të infektimeve te fëmijët

Kur ka kaluar plot një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe kur pritej të kishte numër të rritur të fëmijëve të prekur nga Sars Cov 2, për shkak të grupimeve në klasë apo në pushimin e gjatë duket se nuk ka pasur transmetueshmëri të lartë tek ata.

16:15
Arsyet pse Peshorja dhe Peshqit përjetojnë një romancë përrallash

Peshorja dhe Peshqit përfaqësojnë dy nga shenjat më romantike të zodiakut.

16:14
Vuçiç paralajmëron tensione: Në 6 nëntor, aksion tjetër në veri të Kosovës

“Lajme katastrofike për njerëzit tanë, plan i ri i shqiptarëve në Kosovë e Metohi”, me këtë titull media serbe B92 përcjell përmes një artikulli të gjatë fjalën e presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili duket sikur po kërkon të nxisë sërish tensione në veri.

16:10
Pogba shpërthen ndaj medias britanike: Gënjejnë për të marrë audiencë

Paul Pogba ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj tabloidit anglez “The Sun”, të cilin e ka akuzuar për shpifje, duke iu referuar artikullit që thoshte se mesfushori francez ka injoruar trajnerin Solskjaer pas ndeshjes ndaj Liverpool.

16:09
“Aleate që sillet si kundërshtare”, ligjvënësit në SHBA kundër shitjes së F16 Turqisë

Edhe pse e ka dritën jeshile të administratës Biden, Turqia ishte e përgatitur se përpjekja e saj për të blerë nga SHBA-ja avionë luftarakë F16 do të haste në vështirësi të mëdha në kongresin amerikan, dhe ashtu ndodhi.

16:02
Skenari i luftës: Dongsha, ishulli ku nis ofensiva e SHBA-së nëse Kina mësyn Tajvanin

Nëse Kina do të merrte një prej ishujve periferikë të Tajvanit, Shtetet e Bashkuara thotë CNN, do të kishin disa mundësi të mira për t`u përgjigjur edhe pa rrezikuar një përshkallëzim madhor të situatës dhe një luftë frontale mes dy superfuqive.

15:54
Pas 3 vitesh, menaxheri i VIP-ave pajtohet me binjakët: Donaldi nuk e di, por jam takuar me Romeon

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ka zbuluar se marrëdhënia e tij me vëllezërit binjakë është njësoj si më parë.

15:53
Dhimbje koke dhe ethe, Moderna shpjegon efektet e pakta anësore të vaksinës tek fëmijët

Kompania farmaceutike amerikane Moderna këmbëngul se vaksina e saj anti-Covid është e sigurtë për fëmijët e moshës nga 6 deri në 11 vjeç.

15:48
SHBA dritë jeshile: Lejohet hyrja e shtetasve të huaj përmes transportit ajror

Rregullat e ngurta të udhëtimit që autoritetet amerikane vendosën për shkak të pandemisë do të ndryshojnë. 

15:43
Escobar i prerë: Jo politika nacionaliste në Ballkan, çelësi është pajtimi etnik

Ballkanit Perëndimor i duhen liderë politikë të përkushtuar ndaj integrimit europian deklaroi zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, njëherazi i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

15:41
Vidhen komandat e kodeve QR të pasaportave të vaksinimit, dalin në shitje në ‘dark web’ (fotot)

Në një lajm skadaloz të mediave italiane thuhej sot se piratët kibernetikë kanë marrë kontrollin e programeve që krijojnë kodet QR të kuadrateve, me të cilat identifikohen mbajtësit e çertfikatave personale të funksioneve të ndryshme, përfshi dhe ato të të vaksinimit.

15:39
Shpërndanin drogë në disa zona të Tiranës, arrestohen 2 të rinjtë, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

15:38
Ekspertët gjermanë: Infektimet do shtohen, duhen më shumë vaksinime të treta

Me ftohjen e motit, njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambjente të brendshme të mbyllura dhe kjo do të sjellë pashmangshmërisht rritjen e infektimeve, thonë ekspertë të Institutit Robert Koch në Gjermani.

15:33
Ukraina “i tregon dhëmbët” Rusisë me dronët më të fundit turq

Forcat e armatosura ukrainase përdorën për të parën herë dronët luftarakë turq Bajraktar në rajonin e Donbasit, ku përballen prej vitesh me separatistët pro-rusë.

15:29
Nga mesnata e sotme, hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe (Detajet)

Duke nisur nga mesnata e sotme, hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës, pjesa nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri.

15:28
Mesiç: Situata në rajon si në 90-ën, ishte fillimi i viteve të vështira. Por serbëve tani ua “thyejnë hundët”

Ish presidenti kroat Stipe Mesiç u shpreh se situata aktuale në Bosnje e Hercegovinë dhe në rajon në përgjithësi i kujton fillimin e viteve fatale të ’90-ta, por ai thotë se nuk do të ketë luftë dhe se “arkitektura e Europës ka përfunduar me pavarësinë e Kosovës”.

15:28
Piktorët frymëzohen nga Dardha/ Edicioni i 11 i kolonisë ndërkombëtare të arteve

Dardha është kthyer në frymëzimin e piktorëve nga vende të ndryshme të botës të cilët janë bërë pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Arteve Figurative “Ditët e Mios”.

15:23
Të burgosurit në grevë/ Peqin, refuzojnë ushqimin. Duan takime familjare

150 të dënuar të burgut të Peqinit janë përfshirë në një grevë urie duke refuzuar ushqimin, me pretendimin se nuk u lejohen vizitat e familjarëve.

15:16
PD: Të nisim reformën zgjedhore/ Sërish përplasje në komisionin hetimor për zgjedhjet e kaluara

Paralelisht me hetimin parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, demokratët kërkojnë ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.

15:15
Shembja e banesave tek “5 Maji”/ Qeveria miraton për 1.200 banorë kompensimin përmes shkëmbimit

Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë vendosi me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, shpronësimin për interes publik, përmes kompensimit me shkëmbim, në funksion të procesit të rindërtimit për zhvillimin e zonës së re për të gjitha pasuritë që preken nga realizimi i këtij projekti në njësitë administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Bashkia Tiranë.

15:15
Vendimet e qeverisë/ Ndarja e banesave të tërmetit. Borxhi për OSHEE dhe Eurobondi

Zëvendës kryeministri Arban Ahmetaj u kërkoi bashkive të nisin përgatitjet për shortin publik në ndarjen e banesave të reja rindërtuar pas tërmetit.

15:15
Kosovë, 100 euro për çdo familje/ Rritja e çmimeve, qeveria vendos të ndihmojë 300 mijë familje

Vështirësimi i jetës së qytetarëve pas rritjes së përnjëhershme çmimeve të produkteve esenciale, ka bërë që qeveria të paralajmëroj një pako masash për ta kaluar më lehtë situatën.

15:14
Një i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 2095 testime të kryera dhe një person ka humbur jetën.

15:12
“Çdo fëmijë rom, në shkollë”/ Qeveria angazhohet që 70% të mbarojnë të gjitha nivelet e arsimimit

Ministria e Arsimit zotohet se deri në vitin 2024, çdo fëmijë rom dhe egjiptian, do të regjistrohet në shkollë e do të përfundojnë shkollën 9 vjeçare dhe 70% më shumë vajza e djem romë dhe egjiptianë do të mbarojnë të gjitha nivelet e arsimimit.

15:10
Alibeaj: Me histerizëm kamikazi, administrata do të ndërpresë veprimtarinë e komisionit. Nuk duan të thirret dëshmitar Rama

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat për mbledhjen e ditës së sotme që u braktis nga mazhoranca.

15:07
Në 2022, më shumë para nga tatimet/ Parashikohet rritja me 3.1 për qind, ose 131 milionë euro

Qeveria pritet të sjellë së shpejti një paketë të re fiskale me ndryshime në taksa e tatime, një strategji afatmesme 3-vjeçare që pritet të zbatohet përgjatë viteve 2022-2025.

15:01
Uji i Krujës me fekale/ Analizat treguan nivele të larta të streptokokut dhe esheria coli

Përgjigjet e analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm në Krujë kanë rezultuar Streptokok fekal dhe esheria coli.

14:58
Më pak e preferuara nga publiku/ Flasin shoqet e Sheilës: Ngjan si e ngurtë, por ka vlera në brendësi

Sheila Haxhiraj rezultoi si personazhi VIP më pak i preferuar nga publiku. Për këtë arsye doli automatikisht në nominim dhe është në televotim së bashku me Beniadën dhe Semin, të cilët u zgjodhën nga banorët.

14:49
Brenda shtëpisë së Big Brother/ Aktorja e njohur flet për Arjolën: Nuk e duron dot padrejtësinë!

Adriana Matoshi është aktorja që ka marrëdhënie të ngushta me Arjola Demirin, e cila është një nga personazhet VIP në shtëpinë e Big Brother.

14:40
”Mendoja se ishte i shtirur”, Semi e Arditi komentojnë Granitin

Marrëdhënia më e komentuar deri më tani përgjatë këtij edicioni të ‘’Big Brother Vip’’ është ajo mes Fifit dhe Granitit.

14:27
Fier/ Përfshihet nga flakët automjeti në ecje, dyshohet se…

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure, në qytetin e Patosit.

14:23
Balluku: Kemi gati fondet për shpronësimin nga Unaza e Madhe deri tek tuneli i Llogarasë

Përsa i përket infrastrukturës në vend, ministrja Balluku, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se ditën e sotme janë kaluar dy projekte tejet të rëndësishme, ai i qytetit të Patosit dhe ai i qytetit të Vlorës, që do ti hapin rrugë vazhdimësisë së projekteve të nisura prej kohësh në këtë qytete.

14:22
Vendimi/ Manastirliu: Krijohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe atij Shoqëror

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu ka njoftuar se ditën e sotme është miratuar  vendimi që i hap rrugën krijimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe atij Shoqëror.

14:22
Mbyllet mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet, Alibeaj cakton datën e seancës së radhës

Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka përfunduar. Kreu i Komisionit, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se mbledhja e radhës do të bëhet më 29 tetor në orën 10:00.

14:20
Helmimi masiv në Krujë/ Ministrja Manastirliu: Gjendja është e kontrolluar. Pritet përgjigja e analizave bakteriologjike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se situata në Krujë paraqitet e stabilizuar. Helmimi masiv i qytetarëve për shkak të ujit të pijshëm ka bërë që më shumë se 300 qytetarë të paraqiten në spitale.

14:16
Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtuesit e rinj të disa komisariateve në Qarkun e Tiranës (Emrat)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano këtë të mërkurë ka vijuar me ndryshimet e drejtuesve të strukturave vendore të Policisë së Shtetit në qarkun e Tiranës.

14:12
Eurobondi dhe nxitja e punësimit/ Ministrja Ibrahimaj zbulon dy projektvendimet që u miratuan në mbledhjen e qeverisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka treguar detaje nga dy projektvendimet që u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave gjatë ditës së sotme.

14:08
Kriza energjetike, Balluku: Grant 10 mld lekë për të mbrojtur abonentët familjarë dhe bizneset e vogla

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shpreh qeveria ka vendosur në dispozicion një grant prej 10 miliard lekësh për sektorin e energjisë.

14:03
Ujësjellësit 160 mln euro borxhe?/ Zv.kryeministri Ahmetaj: Janë punë në proces, jo borxhe

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është pyetur nëse 160 milion euro që rezultojnë të papaguara në llogari të ujsjellësve, janë apo jo një borxh i fshehur publik.

14:01
“Më mungon shumë”/ Deklaratat për jetën seksuale të gjyshes që u dashurua me 36-vjeçarin (FOTO)

Pensionistja, Iris Jones, është shprehur shumë e trishtuar në lidhje me historinë e saj të dashurisë me egjiptianin 46 vjet më të vogël. 82-vjeçarja u martua me inxhinierin 36-vjeçar, Mohamed Ibriham, një vit më parë, por nuk po arrin që të shijojë dashurinë e saj.

13:52
“Shkollat do kalojnë në pronësi të bashkive”/ Ahmetaj tregon si do bëhet shpërndarja e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti në shtëpitë e reja

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë dy lajme të mira për qytetarët. Së pari kemi të bëjmë me kalimin e shkollave në pronësi të bashkive, duke siguruar mirëmbajtjen e tyre.

13:51
”Jam aventuriere”/ Einxhel: Lash Afrikën për ”Vëllain e Madh”

Einxhel Shkira është konkurentja më e re në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

13:46
Kundërshtarët e Trump, senati konfirmon republikanët McCain dhe Flake në postet e ambasadorëve

Senati konfirmoi dy republikanë të shquar, kundërshtarë të ish presidentit Donald Trump, për të shërbyer në administratën e presidentit Joe Biden, në poste ambasadorësh.

13:45
Dy afganë në Shëngjin kapen me dokumente të falsifikuara, policia i arreston

Dy shtetas afganë që ishin akomoduar në një hotel në Shëngjin, për të cilët kishte informacione se dispononin dokumente false, janë arrestuar.

13:40
​Kurti: Nuk përkrah nismat rajonale ku nuk është pjesëmarrëse BE

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pritën sot në takim sekretaren e përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Helga Maria Schmid, me të cilën biseduan për bashkëpunimin rajonal dhe nismat rajonale.

13:33
Monika ”shpërthen” në lot, Sabiani dhe Graniti e ngushëllojnë

Gjatë javës së kaluar Monika dhe Fifi organizuan një plan gjatë së cilët ato do insekononin debate mes tyre, si një mënyrë për të ‘’trazuar’’ pak atmosferën brenda shtëpisë.

13:28
Kuvendi i preu sinjalin, PD transmeton ‘live’ mbledhjen e Komisionit në ‘Facebook’

Pasi Kuvendi i ka ndërprerë transmetimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, opozita ka vijuar mbledhjen dhe është futur live në ‘Facebook’.

13:28
Bëri simbolin e shqiponjës me duar, Miss Serbia largohet nga konkursi: Rashë në grackë

Miss Intercontinental Serbia Valentina Petrovic ka reaguar pasi bëri me duar shqiponjë dykrenare teksa pozonte me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën. Kjo shkaktoi zhurmë të madhe mediatike dhe Valentina ka reaguar me një status duke kërkuar falje dhe sqaron se ka lënë garën.

13:05
Veliaj takon Vitali Klitschko: Pakt Tiranë-Kiev për mbështetjen e të rinjve gjatë European Youth Capital 2022

Tirana dhe Kievi do të bashkëpunojnë për të mbështetur të rinjtë gjatë European Youth Capital 2022.

13:04
“Jam mashkulli i vetëm në familje”/ Graniti: Jam rritur pa figurën e babait

Graniti ka treguar për herë të parë për publikun se është rritur pa prezencën e figurës atërore në jetën e tij.

13:00
Qeveria e Kosovës miraton vendimin: 100 euro shtesë për të gjithë pensionistët

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozimi i ministrit të Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale.

12:57
Debati i ashpër te Komisioni Hetimor/ Punonjësi i Gardës nxjerr jashtë drejtoreshën e Shërbimeve të Komisoneve Parlamentare (VIDEO)

Kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj është përfshirë në debat me Lefterie Luzin, drejtoreshën e Shërbimeve të Komisineve Parlamentare. Luzi e ka akuzuar Alibeaj se është duke e vijuar Komisionin ka kuroumin e nevojshëm dhe sipas saj kjo është në shkelje të ligjit.

12:41
“Mos ndërprisni sinjalin”/ Alibeaj paralajmëron administratën e Kuvendit: Do ju kallëzoj penalisht! Ndërpritet transmetimi

Kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar administratën e Kuvendit që të mos ndërpresë transmetimin direkt të mbledhjes së Komisionit.

12:41
Arrestohen 2 persona në Sarandë, ja për çfarë akuzohen

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës për vepra të ndryshme penale.

12:36
”Edhe unë vuaj nga ankthi”/ Monika: Kam kaluar prangat e babait nëpër duar

Pesë prej banorëve janë të dënuar nga ‘’Vëllai i Madh’’ për shkak të thyerjes së rregullave kryesore të lojës.

12:30
Shkon në 500 numri i të helmuarve/ Nëndrejtori i Spitalit të Krujës: Ka rënë fluksi i qytetarëve, sot janë paraqitur 17 persona

Hetimet për të zbuluar shkakun e helmimit të qindra banorëve të Krujës, kanë treguar se për shkak të reshjeve të shiut ditën e shtunë dhe të dielë, është kontaminuar uji i pijshëm. Analizat tregojnë se në ujë ka sasi të larta amoniaku.

12:28
Presidenti Meta i jep Kuvendit pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit për daljen e Shqipërisë në tregun e Eurobondit. Ja cilat janë rezervat

Presidenti Ilir Meta i jep Kuvendit pëlqimin për hyrjen menjëherë në fuqi të ligjit për daljen e Shqipërisë në tregun e Eurobondit.

12:25
Naço siguron opozitën: Nëse do u duhet një votë do e jap unë. Përgjigjet Alibeaj: Bujaria juaj nuk na mjafton për…

Deputeti i PS-së, Nasip Naço, anëtar në Komisionin Hetimor ngritur për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, ka siguruar opozitën që do japë votën pro nëse do duhet vetëm e vetëm që të vijojë puna për hetim.

12:24
Shtohen pacientët në psikiatri/ Kosovë, grupmoshat e mesme kërkojnë më shumë ndihmë gjatë pandemisë

Problemet e krijuara nga pandemia kanë bërë që të rritet numri i rasteve që kërkojnë ndihmë në Klinikën Psikiatrike.

12:23
Mazhoranca braktis dy herë Komisionin për 25 prillin. Mbledhja vazhdon pa praninë e socialistëve, Kuvendi ndërpret sinjalin

Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit këtë të mërkurë nisi me tone të qeta në Kryesinë e Kuvendit, por mjaftoi miratimi i rendit të ditës që të prishë gjithçka.

12:21
Post pandemia, e vështirë/ Mjekët: Sfidë aq sa vetë sëmundja

Ekspertët thonë se pas pandemia është po aq e vështirë sa pandemia vetë.

12:18
E mposhti kancerin e gjirit/ E mbijetuara nga Elbasani ka një mesazh për gratë dhe vajzat

Ishte vetëm 55 vjeçe kur u diagnostikua me kancer të gjirit në gradën e tretë. Një traumë e jashtëzakonshme, por Rabije Spaho duhet të gjente forca për t’i dhënë kurajo familjes, fëmijëve.

12:16
“Nuk gjeja ministrat në punë”/ Braçe flet “pa dorashka”: Të hapin krahun ata që nuk bëjnë punën!

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, deputeti Erion Braçe ka folur pa dorashka në lidhje me punën e ministrave duke thënë se shpesh herë nuk i gjente në krye të detyrës.

12:15
Rreziku nga përmbytjet/ Në Dajc i frikësohen me afrimin e dimrit

Rikthimi i dimrit, rikthen edhe friken per përmbytje te tjera në zonën e NenShkodres.

12:08
Masakra e Peshkëpisë/ SPAK mbylli hetimet, ish-doganieri kërkon të vazhdojnë

Kërkesa e SPAK për të pushuar hetimet kundër 19 personave të dyshuar për bandë të armatosur dhe vepra terroriste nuk është pritur mirë nga 81-vjeçari Vangjel Vaso, që është njëri nga emrat në listën e të hetuarve.

12:01
Helmimi i qytetarëve dhe ndërprerja e ujit, detyron DSHP të furnizojë me ujë të ambalazhuar Urgjencën e Krujës

Drejtoria e Shëndetit Publik këtë të mërkurë ka dërguar ujë të ambalazhuar pranë Urgjencës së Krujës, pasi furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë që prej mesditës së të hënës për shkak të helmimit të qytetarëve.

11:55
“Nuk ju mbledh dot, s’kam fuqi të mbinatyrshme!”/ Alibeaj ‘dorëzohet’ si kryetar i Komisionit Hetimor

Kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj është shprehur se gjatë mbledhjeve të mëparshme nuk i ka mbledhur dot deputetët, kryesisht ata socialistë, në mënyrë që të vijohet me votimin.

11:53
PD depoziton kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

11:49
Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplaset me trafikndarësen, lëndohet pasagjerja, dërgohet me urgjencë në spital

Një 22 vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.

11:47
Spiropali: Shpresoj që Basha të ketë menduar për listë patronazhimi, ndryshe janë magazinë pa inventar

Teksa diskutohet për “projektligjin për bashkëqeverisje”, ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur pyetjeve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat duke sqaruar se si do të funksionojë.

11:40
Komisioni Hetimor/ Deputeti i PS ngre zërin: Hera e 3 që po shkelim ligjin me të dyja këmbët. Kur flas unë mos fol!

Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku është një ndër anëtarët e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i cili ka nisur punën në orën 11:00.

11:34
Komisioni i zgjedhjeve, Gogu-Alibeajt: Mblidhni veten kryetar dhe vini rregull, s’mund të na pengoni të ushtrojmë të drejtën e votimit

Këtë të mërkurë po mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit.

11:31
“Pa mik, pa deputet, pa ryshfet e pa parti”/ Spiropali flet për projektligjin “për bashkëqeverisje”: Prioritet do jenë ngërçet

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka nisur mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave duke folur për qëllimin e projektligjit “për bashkëqeverisjes” duke thënë se do të rrisë cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët.

11:30
Prokuroria e Krujës nis hetimin për helmimin e 500 banorëve

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për helmimin e 500 banorëve, të cilët kanë marrë mjekim në spital. Organi i akuzës njofton se hetimet kanë nisur për veprën “Ndojtja e ajrit, ujërave dhe tokës” me pasojë dëmtimin e personave.

11:27
Alibeaj i tërheq ‘veshin’ administratës së Kuvendit: Nuk pasqyruat mbledhjen e Komisionit Hetimor, mos të ndodhë më!

Kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj i ka tërhequr ‘veshin’ administratës së Kuvendit, pas raportimeve që ky i fundit ka pasur, se mbledhja e sotme dhe rendi i ditës i saj nuk ishte pasqyruar në faqen zyrtare të Kuvendit.

11:19
Projektligji për bashkëqeverisje/ Shehi: Do shtoni zinxhirin korruptiv, dëgjoni këshillën time se do trembni…

Deputeti i opozitës, Dashmir Shehi ka folur për projektligjin “për bashkëqeverisje” në Komisionin e Ekonomisë duke e cilësuar të panevojshme dhe të dëmshme.

11:13
Çmimi i ‘Bitcoin’ shënon rënie drastike/ Mediat e huaja zbulojnë shkakun: Investitorët afatgjatë tërhoqën fitimet, pasi…

Çmimi i ‘Bitcoin’ ka pësuar rënie, mëngjesin e ditës së sotme, duke e ulur çmimin e tij  dhe duke shënua rënie që llogaritet me mijëra dollarë vetëm brenda pak minutave.

11:09
2% e pasurisë së Elon Musk mund të zgjidhë urinë në botë!

“Një grup i vogël individësh të pasur mund të ndihmojnë në zgjidhjen e urisë në botë, me vetëm një përqindje të vogël nga vlera neto e pasurisë së tyre”. Kështu është shprehur drejtori i Programit Botëror të Ushqimit së OKB-së.

10:54
​Rritja e çmimeve, Kurti sërish paralajmëron një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, si pasojë e ngritjeve të çmimeve të produkteve elementare.

10:53
Komisioni për Ekonominë/ Tabaku reagon pas fjalës së Gjylametit: Të evitojmë fjalimet elektorale! Ndërhyn Shalsi: Nuk e kuptoj ku ishte

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me fjalën e Blerina Gjylametit duke kërkuar që të evitohen fjalimet elektorale. Nuk mungoi përgjigja nga kryetari i Komisionit për Ekonominë, Eduard Shalsi, i cili tha se do të bëjë gati një draft në lidhje me kohën e të folurit që duhet të ketë secili.

10:50
Vranë me 7 plumba kushëririn pas sherrit për pronat/ Gjykata dënon me 37 vite burg at e bir!

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, dënon me 37 vjet burg gjithsej, Et’hem dhe Dino Muhaj të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj.

10:44
Vodhën lekë dhe euro në banesën e një shtetasi, policia gjen automatikun e autorëve

Policia e Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur nga autorët në vjedhjen e ndodhur një javë më parë në banesën e shtetasit T.K.

10:40
Jurgen Klopp i fiksuar pas talentit të Dortmund, e do te Liverpooli!

Jurgen Klopp është një fans i madh i mesfushorit të talentuar të Liverpool Jude Belingham dhe madje është aq i fiksuar pas tij saqë u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës të bëjnë një tentativë për ta afruar në një nga dy sesionet e ardhshme të merkatos.

10:30
150 të dënuar në burgun e Peqinit hyjnë në grevë urie, refuzojnë ushqimin pasi…

Rreth 150 të burgosur, që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit kanë hyrë në grevë urie qe një ditë më parë.

10:17
Dalin mesazhet e tradhtisë me modelen, Icardi: Nuk e dua më, Wandan e shoh si motër!

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë sërish së bashku, pas tensionit dhe grindjeve që shkaktoi flirti i sulmuesit me aktoren argjentinase China Suarez.

10:08
Jurgen Klopp i fiksuar pas talentit të Dortmund, e do te Liverpooli!

Jurgen Klopp është një fans i madh i mesfushorit të talentuar të Liverpool Jude Belingham dhe madje është aq i fiksuar pas tij saqë u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës të bëjnë një tentativë për ta afruar në një nga dy sesionet e ardhshme të merkatos.

10:06
Suarez nuk ka ndërmend të tërhiqet, nis negociatat për një kontratë të re

Vlera e një sulmuesi matet me gola dhe Luis Suarez po vijon të ndihmojë Atleticon e Madridit, pasi ka dërguar 5 herë topin në rrjetë në këto javë të para të sezonit dhe ka luajtur shumë shpesh titullar në një repart ku ka konkurrencë me emra si Griezmann, Correa, Joao Felix e Cunha.