Çmimi i ‘Bitcoin’ shënon rënie drastike/ Mediat e huaja zbulojnë shkakun: Investitorët afatgjatë tërhoqën fitimet, pasi…

27/10/2021 11:13

Çmimi i ‘Bitcoin’ ka pësuar rënie, mëngjesin e ditës së sotme, duke e ulur çmimin e tij  dhe duke shënua rënie që llogaritet me mijëra dollarë vetëm brenda pak minutave.

Kriptomonedha shënoi humbje me rreth 59 000 dollarë, 5 000 dollarë më shumë nga niveli tregtar që ishte në fillim të kësaj jave.  Rënia e fundit e çmimit vjen më pak se një javë pasi Bitcoin arriti një nivel të ri historik prej afro 67 000 dollarësh.

Mediat e huaja shkruajnë se rënia e çmimeve të sotme është nxitur pjesërisht nga investitorët afatgjatë, të cilët marrin disa fitime, gjë që zakonisht ndodh pasi Bitcoin arrin një çmim të ri, rekord të të gjitha kohërave.

Çdo rënie e papritur e çmimit prej më shumë se disa për qind mund të shkaktojë panik tek investitorët e kriptomonedhave, megjithëse rëniet e ndjeshme tërheqin gjithashtu blerës të rinj.

“A jam unë i vetmi që emocionohem nga rëniet e tregut të kriptomonedhave?” shkroi një investitor në Tëitter .

Rënia e parë e çmimit, që u shënua në fillim të këtij viti u pasua nga një rikthim rekord, ndërsa disa analistë të kriptomonedhave parashikojnë rritjen e çmimit të kriptomonedhës para fundit të vitit 2021.

Edhe disa kriptovaluta të tjera kryesore si: Ethereum (ether), Binance Coin, Cardano (ada), Solana (SOL) dhe Ripple (XRP), pësuan rënie me 5-15%.

Tregu i përgjithshëm i kriptomonedhave ra nën 2.5 trilion dollarë, duke shënuar humbje më shumë se 200 miliardë dollarë nga fillimi i kësaj jave.

Top Channel