Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
Tirana pritet të jetë sot në fokus të dy protestave. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestë ditën e sotme, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së studentëve.
Thirrja është bërë nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili u ka bërë apel qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar revoltën studentore si një kauzë që tejkalon bindjet politike.
Ndërkohë, në orën 14:00 pritet të zhvillohet protesta kombëtare e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilët, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për dialog, kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës. Në krah të tyre janë rreshtuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur publikisht solidaritetin me protestuesit.
Si pasojë, policia ka bërë një plan masash për protestat e sotme. Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se janë angazhuar 1200 efektivë policie.
Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama bëri publike hapësirën më të re të komunikimit online, përmes së cilës qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për problematikat që i shqetësojnë.
Top Channel