Komisioni Hetimor/ Deputeti i PS ngre zërin: Hera e 3 që po shkelim ligjin me të dyja këmbët. Kur flas unë mos fol!

27/10/2021 11:40

Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku është një ndër anëtarët e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i cili ka nisur punën në orën 11:00.

Por ajo që ka irrituar Kollçakun dhe e ka detyruar të ngrejë zërin është fakti se janë bërë 3-4 mbledhje dhe ende nuk është votuar ende sekretari i Komisionit. Për të kjo konsiderohet shkelje e ligjit me të dyja këmbët.

“U bë hera e 3 që ne mblidhemi  dhe shkelim ligjin me të dyja këmbët, shkelim rregulloren e Kuvendit, bëjmë lojëra fjalës, show mediatik dhe nuk prodhojmë asgjë. Vullneti i shumicës dhe pakicës ka qenë i plotë kur u bë ngritja e komisionit hetimor.

-Si ka mundësi të shkelet ligji që kemi 3-4 herë që jemi mbledhur dhe nuk është votuar akoma sekretari i Komisionit.

Kur flas unë mos fol, nuk të kam ndërprerë asnjëherë. E kemi pasur tre herë në rend dite dhe tre herë e kemi anashkaluar.

-Këtu në rendin e ditës që duhet të ishte miratuar me konsensus duhet te ishte procesverbali i mbledhjes së kaluar.

-Të gjitha mbledhjet bashkëdrejtohen nga kryetari dhe nënkryetari i Komisionit dhe ju me të drejtën që fikni e ndizni mikrofonin e keni shkelur këtë të drejtë.

Ne jemi të gjithë të barabartë ju i parë mes të barabartëve. Nuk mund të quhet e miratuar në parim rregullorja kur ka qenë 7 vota nga ju dhe 7 nga ne, apo është vota e kryetarit që numërohet për dy. Ju lutem të fillojmë duke miratuar rendin e ditës”, tha Kollçaku.

Top Channel