“Nuk ju mbledh dot, s’kam fuqi të mbinatyrshme!”/ Alibeaj ‘dorëzohet’ si kryetar i Komisionit Hetimor

27/10/2021 11:55

Kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj është shprehur se gjatë mbledhjeve të mëparshme nuk i ka mbledhur dot deputetët, kryesisht ata socialistë, në mënyrë që të vijohet me votimin.

Alibeaj tha se nuk ka ndonjë fuqi të mbinatyrshme që të mbledhë deputetët përpos faktit që gjithsecili anëtar duhet t’i qëndrojë strikt ligjit për Komisionet Hetimore, rregullores së Kuvendit dhe mbi të gjitha dëshirës së sinqertë për të votuar, për të kryer punën.

Qëllimi është të ecim një orë me më parë me hetimin. Lidhur edhe me pretendimet tuaja më bëtë thirrje për të mbledhur veten, jam i mbledhur dhe kam qenë i mbledhur të treja këto mbledhje, por nuk ju mbledh dot juve. Nuk ju mblodha dot në datën 23 tetor kur kishim caktuar datën dhe orën, nuk erdhët. Nuk u mblidhja dot se ikët në mbledhjen e mëparshme, ikët pa arsye.

Ikët pasi kishim filluar votimin në parim e kaluar. Arritëm deri te neni 17 dhe për korrektesë neni 5 nuk është miratuar nen për nen për shkak edhe të raportit të votave. Gjithë të tjerat janë miratuar, ikët. Nuk ju mbledh dot nuk kam ndonjë fuqi të mbinatyrshme për t’ju mbledhur. E vetmja fuqi që kemi gjithësecili është t’i qëndrojmë strikt ligjit për Komisionet Hetimore, rregullores së Kuvendit dhe mbi të gjitha dëshuirës së sinqertë për të votuar, për të kryer punën”, tha Alibeaj.

Top Channel