Spiropali: Shpresoj që Basha të ketë menduar për listë patronazhimi, ndryshe janë magazinë pa inventar

27/10/2021 11:47

Teksa diskutohet për “projektligjin për bashkëqeverisje”, ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur pyetjeve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat duke sqaruar se si do të funksionojë.

Spiropali përmendi edhe databazën duke thënë se edhe Basha duhet të kishte një listë patronazhimi gjatë zgjedhjeve, në të kundërt do të ishte magazinë pa inventar.

Spiropali: U ngrit nga zoti Shehi shqetësimin e korruptimin apo të kontrollit që do të kontrollojë administratës.

Ndërkohë flasin persona pa mikrofon duke thënë: “Se ke kapur ti..”

Spiropali: Po, 7 vjec ka qenë kur ka rënë regjimi por i dëgjoj disa jehona. Kjo do ishte në rastin kur kryeministri vendos një telefon në zyrë dhe denonconi. Kjo është e kundërta. Krijon përmes një ligji dhe normon si sjelljet, si gjurmueshmërinë që nuk i merr koordinatori. Nuk ka si të korruptohet koordinatori kur nuk ka asnjë kompetencë vendimmarrje. Nuk ka as presion se nuk ka marrëdhënie varësie. Ky projektligj është i tillë. Përkundrazi, bashkëveprimi për të dhënë sinjale por kompetencën për masën e ruan titullari. Pra nuk ka asnjë kategori imperative se nuk ka marrëdhënie varësie.

Për gjobat që mund të ketë keqkuptime, në fakt nuk ka se nuk gjobiten 2 herë nëpunësit. Për gjobat janë afatet administrative të agjensisë për këtë ligj. Gjobiten institucionet nëse nuk kthejnë përgjigje sipas afateve por jo hetim apo mbajtje përgjegjësie. U ngrit çështja e autonomisë vendore, nuk ka shkelje të parimit sepse organet e qeverisjes vendore e ruajnë diskredicionin të bashkëpunojnë apo jo dhe kanë të drejtë të vendosin kushte.

Dhe zyrat me marrëdhnien me publikun krijojnë databazën dhe u ngrit çështja e të dhënave. Çfarë lidhje ka një sistem partie që duhet ta kishit dhe ju dhe shpresoj që Basha të ketë menduar që partia të ketë një listë patronazhimi që të dijë kush i voton se ndryshe janë magazinë pa inventar.

Top Channel