E enjte, 03 Shkurt 2022
23:23
Kameruni bie te penalltitë, Salah përballë Mane në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës

Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës do të zhvillohet mes Senegalit dhe Egjiptit. “Faraonët” ia dolën të eliminonin në gjysmëfinale Kamerunin, vendin organizator të turnet, pas goditjeve të penalltive.

23:04
Mississippi bëhet shteti i 37-të i SHBA-së që legalizon marihuanën mjekësore

Mississippi bëhet shteti i 37-të që legalizoi përdorimin mjekësor të marihuanës, duke mundësuar një formë të re të trajtimit të dhimbjes për banorët që vuajnë nga një sërë kushtesh të rënda shëndetësore.

22:59
Moti i keq godet Santorinin, rrugët kthehen në lumenj

Moti i keq ka goditur ishullin grek  Santorinin, ndërsa një stuhi e fortë breshëri nisi që në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

22:55
Zbulimi amerikan: Rusia ka në plan të fabrikojë një pretekst për të sulmuar Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë informacione zbulimi sipas së cilave Rusia ka hartuar një plan për fabrikimin e një preteksti për pushtimin e mundshëm të Ukrainës, njoftojnë gazetat New York Times dhe Washington Post, duke cituar persona që janë në dijeni të kësaj çështjeje.

22:48
Millan Radojiçiç i arratiset Policisë së Kosovës

Millan Radojiçiq ka arritur t’i arratiset Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.KALLXO.com mëson se Radojiçiq ishte vendosur në listën e të kërkuarve para pak ditësh ndërsa ka arritur t’u arratiset policëve nga pika kufitare.

22:46
Trajneri i famshëm anglez e rinis nga Championship

West Bromwich Albion ka emëruar ish-in e Newcastle, Steve Bruce si trajnerin e tyre të ri në baze të një marrëveshjeje 18-mujore. 61-vjeçari zëvendëson Valerien Ismael, i cili u largua nga klubi të mërkurën pas një ecurie negative (një fitore në shtatë ndeshje).

22:43
U arrestua teksa po filmonte, reagon policia e Kosovës për rastin e operatorit

Operatori i “EkonomiaOnline”, Albion Selitaj është arrestuar sot në Kosovë gjatë kohës që po kryente detyrën.

22:39
“Të duket normale që presidenti të thotë bandat e Elbasanit?!” Debat në Open

Anëtarët e panelit të kësaj të enjte në emisionin Open në Top Channel janë përfshirë në debate, ndërsa po trajtohet gjyqi i presidentit Ilir Meta.

22:30
PM dhe Dagz mbajnë koncertin e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, fansja më e madhe Sarah Berisha

Dj Dagz dhe PM janë aq të afërt me njëri-tjetrin sa dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP” hynë bashkë, si një konkurrent i vetëm.

22:27
Këto tri shenja të horoskopit do të kenë ditët më të mira në shkurt

Shumë mbase morën vendime në fillim të vitit të ri dhe hartuan plane që donin t’i realizonin

22:07
Gjyqi i fundit i Presidentit Meta/ Abilekaj: Mesazh i qartë se kush del kundër Ramës, ikën!

Nisma e mazhorancës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta është drejt konkretizimit.

22:02
“Ti kurrë mos u bindsh”/ Daci debat me Ndrecën: Një president nuk mund të shkarkohet sa herë i teket një mazhorance

Një debat i ashpër u bë në Open mes Plarent Ndrecës dhe Jurist Jordan Daci për atë se çfarë po ndodh në gjykatën Kushtetuese për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

21:49
PD miraton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

Partia Demokratike ka emëruar kandidatët e gjashtë bashkive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

21:35
Gjyqi i presidentit, Bollino në Open: Gjykata Kushtetuese është habitur nga qëndrimet e Metës

Analisti Carlo Bollino i ftuar në emisionin Open në Top Channel tha se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë habitur nga deklaratat e presidentit Ilir Meta.

21:33
‘Mbretëresha’ e kartelit të drogave qëllohet 20 herë në tentativën e vrasjes, por mbijeton (fotot)

Një “mbretëreshë” e një karteli brazilian drogash i ka mbijetuar çuditërisht një breshërie plumbash të qëlluar drejt saj në një tentativë eliminimi, teksa ishte në arrest shtëpie.

21:28
“Është fallco” Einxhel flet për Donaldin

Në një bisedë me Beniadën,Einxhel ka folur për Donaldin.

21:25
Veliaj pret aktoren italiane Manuela Arcuri dhe i dhuron kapelen e gruas tironse; Arcuri: Qytetin e gjeta totalisht të transformuar dhe të kuruar

Kryebashkiaku Veliaj priti në zyrën e tij aktoren e famshme italiane, Manuela Arcuri.

21:18
Rritje rekord e çmimit të energjisë në Mbretëri të Bashkuar

Rregullatori i energjisë në Mbretëri të Bashkuar njoftoi të enjten se kufiri mbi çmimet e energjisë po rritet me një rekord prej 54 për qind për shkak të kostove në rritje të gazit natyror, një ndryshim që do të rëndojë ndjeshëm miliona familje që në të njëjtën kohë po përballen me rritje tjera të çmimeve.

21:17
Tensione në ajër, bombarduesit britanikë ndjekin 4 avionë luftarakë rusë!

Forcat Ajrore britanike ngritën në ajër bombarduesit e tyre pas njoftimeve se katër avionëve ushtarakë rusë po i afroheshin Mbretërisë së Bashkuar.

21:05
E reja shtatzënë vdes në aksidentin makabër në fabrikën ku donte të punësohej (foto)

Një vajzë 21-vjeccare shtatzënë ka vdekur në një aksident të tmerrshëm kur flokët e saj u kapën nga një makineri që prodhonte tel saldimi, gjatë një vizite në një fabrikë në Bjellorusi.

20:57
Elbasan/ Merr zjarr një banesë

Një banesë është përfshirë në lagjen 5 maji në Elbasan.

20:51
Deri tani vetëm fjalë, Ukraina sfidon BE-në: Bëni publik planin për Rusinë!

Është koha që Bashkimi Europian të tregojë publikisht se çfarë sanksionesh planifikon të vendosë ndaj Rusisë në rastin e pushtimit të Ukrainës, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, një lëvizje kjo që dëshmon qartë se Kievit po i humbet durimi me lëvizjet e Brukselit.

20:40
”Dita D”: Mijëra trupa amerikane zbarkojnë në lindje të Europës-“aleatët nuk preken”

Presidenti Joe Biden e dha më në fund urdhrin që prisnin aleatët e SHBA-së në lindje të Europës: 3 mijë trupa amerikane u dislokuan pas vendimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, me qëllimin t`u sigurojnë aleatëve të NATO-s mbrojtje në mesin e tensioneve me Rusinë mbi Ukrainën.

20:36
Kushërira e Rita Orës emërohet nënkryetare e bashkisë së Prishtinës (fotot)

Donjeta Sahatçiu, kushërirë e parë e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, është emëruar dje nënkryetare e e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

20:35
Skandali në Fiks Fare/ 29-vjeçari i gjymtuar në spital, prokurori marrëveshje me autorin për ta liruar nga burgu

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në Prokurorinë e Sarandës, ku prokurori Ilir Hoxha, ka bërë një marrëveshje me autorin e një plagosje të rëndë për ta liruar nga burgu.

20:29
Rama flet për takimin me Presidentin e UEFA-s: I vlefshëm për zhvillimin e finales së parë europiane në Tiranë dhe për zgjedhjet e reja në FSHF

Kryeministri Edi Rama, me një postim të shkurtër në rrjetin social “Facebook”, tregoi çfarë ka diskutuar sot në ayrën e tij me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

20:24
Kina, avion të ri supersonik: Nga Pekini në Nju Jork për një orë!

Firma kineze e hapësirës ajrore Space Transportation njoftoi është duke krijuar një avion të ri supersonik, i cili është një lloj kombinimi me një raketë dhe mund të përdoret për turizmin hapësinor.

20:15
Statistikat e Superiores në gjysmën e kampionatit/ Tirana me “fantazi”, Kukësi bën “Barcelonën”

Abissnet Superiore ka kompletuar gjysmën e kampionatit teksa në emisionin Analizë Superiore të drejtuar nga Sokol Xhihani dhe me prezencën e videoanalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi ka dalë në pah edhe skuadra që furnizon më shumë sulmuesit në zonë.

20:09
Eurozona, inflacion rekord: Benzina në Gjermani 1,712 Euro për litër!

Eurozona po përballet me nivele të larta të normës së inflacionit. Janarin e këtij viti, çmimet e konsumit u rritën me 5,1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e kjo përbën vlerën më të lartë të inflacionit të regjistruar ndonjëherë që prej futjes në përdorim të monedhës së përbashkët në vitin 1999.

20:04
Prova e javës ndryshe këtë rradhë/Banorët do të vendosin vetë se cila do të jetë ajo

“Vëllai i Madh” ka vendosur që këtë herë provën e javës ta zgjedhin ata vetë.

19:59
Debati i ashpër me Donaldin, reagon për herë të parë babai i Einxhel

Babai i Einxhel ka reaguar për herë të parë, për debatin me Donaldin gjatë prime-t në Big brother VIP.

19:57
“Ka qenë i trashë”, Rrushja tregon pse ndërpreu njohjen me Erionin para 5 vitesh

Rrushja dhe Erioni njihen me njëri-tjetrin jashtë “Për’puthen”, ku tashmë duket se po përpiqen të vazhdojnë një njohje të lënë përgjysmë.

19:48
Shifra të larta vdekjesh nga COVID në Maqedoninë e Veriut, 1.715 raste të reja

Maqedonia e Veriut ka shënuar 1.715 raste të reja me COVID pas 4.811 testeve të kryera.

19:47
Dënohen dy bashkëshortët/ Falsifikuan testet e covid për të shkuar për turizëm në Dubai

Dy mësuese nga Shkodra dhe bashkëshortet e tyre që kishin planifikuar për të shkuar me pushime në Dubai u shpallën fajtorë nga Gjykata e Tiranës mbasi falsifikuan testet e covidit.

19:46
Vala e Omicron është në rënie/ Infektimet tek fëmijët janë duke u ulur me shpejtësi

Vala e infektimit nga omicron është në rënie edhe në Shqipëri.

19:45
Kreu i Uefa, Ceferin takoi Ramën/ Kryeministri i garantoi se zgjedhjet për kreun e FSHF do të jenë të rregullta

Mesditën e së enjtes në Tiranë mbërriti presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin për një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit Edi Rama.

19:43
Çekia e Polonia në akord për minierën gjigante të qymyrit që përplasi Varshavën me Brukselin (fotot)

Në një konferencë shtypi me homologun polak në Pragë, kryeministri çek Petr Fiala, njoftoi sot marrëveshjen për një minierë gjigante qymyri që kishe përçarë Varshavën e Brukselin.

19:42
Italia do reformojë gjyqësorin/ Presidenti Matarela e njoftoi në parlament gjatë betimit

Në ditën e betimit si president i Italisë për një mandate të dytë 7 vjecar, Sergio Matarella deklaroi se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë për ti dhënë më shumë besueshmëri

19:42
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, kryebashkiaku Klitschko betohet të mbrojë Kievin

Vitaly Klitschko, kryetar i bashkisë së Kievit dhe ish kampion bote në boks për peshat e rënda, vizitoi së fundi bashkë me vëllain e tij, Wladimir, edhe ai kampion boksi, një qendër rekrutimi për vullnetarë që janë gati të rrokin armët në rastin e një agresioni rus në Ukrainë. Klitschko u zotua ta mbrojë deri në fund qytetin, me të gjithë forcën e tij.

19:41
Nesër shqyrtohet kërkesa e LSI-së dhe Berishës për koalicion

Kërkesa e LSI-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për koalicionin e emërtuar “Shtëpia e Lirisë” do të shqyrtohet nesër nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

19:41
SHBA vret kreun e Isis në Siri/ Aksioni u krye nga 20 marinsa amerikanë

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, i cilësuar si “udhëheqësi” i Isis në Siri është vrarë.

19:33
Lavrov, letër “kërcënuese” BE-së e NATO-s: përmendet dhe Shqipëria!

Në një letër të drejtuar kryediplomatëve të SHBA-së, Kanadasë dhe disa vendeve europiane, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov trazon ujërat me tonet e ashpra të përdorura.

19:33
Dhurata që sikletosi Rrushen, vendos ‘live’ një pirsing

Rrushja zhvilloi sot takimin e parë në program me Erionin, me të cilin ka pasur një histori romance para pesë vitesh.

19:30
“Të rishikohen taksat e naftës”/ Sugjerimi i ekspertëve pas rritjes çmimit të karburanteve

Qeveria duhet të marrë masa dhe të rishikojë taksa mbi karburantet. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Zef Preçi sipas të cilit shtrenjtimi i çmimeve të tyre po rëndon kostot e qytetarëve.

19:28
Fasonët do kontrollohen për pagat/ Ministrja e Financave: Po monitorojmë tregun edhe për çmimin e naftës

Pas protestës së punonjësve të një fasonerie në Bilisht që sipas tyre paguheshin në pagën minimale, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka zhvilluar një takim me ta ku ka sqaruar se po bëhen verifikimet e nevojshme për subjektin.

19:27
Çmimet rritën koston e jetesës/ Shpenzimet e shportës janë shtuar mesatarisht 5.000 lekë për familje

Rritja e çmimeve ka arritur një nga nivelet më të larta në muajin dhjetor. Qytetarët çdo ditë po shpenzojnë më shumë për produktet e tyre të përditshmërisë, apo siç cilësohen produktet e shportës.

19:24
Erdogan mbërrin në Kiev, Moska nis anti-ajrorët S400 në Bjellorusi!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Kiev ku u prit me nderime të larta shtetërore nga homologu Volodimir Zelenski, që në këto momente të vështira, padyshim e vlerëson mjaft mbështetjen e Ankarasë.

19:20
Rusia nis “vrasësin e nëndetëseve”; Tupolev Tu-142 diktohet mbi Oqeanin Atlantik!

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamjet e avionit të fuqishëm anti-nëndetëse Tupolev Tu-142 duke fluturuar mbi Oqeanin Atlantik.

19:18
Pas kaq shumë zhurme, Erioni dhe Rrushja dalin në takimin e parë në program

Kur Rrushja u bë pjesë e “Për’puthen”, tregoi se njërin nga djemtë, Erioni e njihte më parë, pasi kishte pasur një romancë me të.

19:16
Një tjetër shqiptar gjendet i vdekur në Belgjikë, pas vrasjes së Bledar Muçës

Një tjetër shqiptar është  gjendet i vdekur në Belgjikë, pak ditë pas vrasjes së Bledar Muçës.

19:16
Parlamenti malazez mbështet Abazoviçin: Nesër bie qeveria?

Parlamenti malazez nuk e mbështeti shkarkimin  e zëvëndëskryeministrit shqiptar Dritan Abazovic, të kërkuar nga shefi i ekzekutivit vendas, Zdravko Krivokapiç. Shumica e deputetëve në sallë nuk e votuan axhendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij.

19:10
Çfarë dihet për BA.2, variantin e ri të Omicron

Menjëherë pasi varianti Omicron u zbulua në fund të vitit të kaluar në Afrikën Jugore, disa studiues identifikuan një lloj të ri, i cili tani po tërheq një vëmendje më të madhe, pasi mund të ndikojë në zgjerimin e hartës së infektimeve në shumë vende me kalimin e kohës.

19:08
Veliaj: Fair Play edhe në FSHF. Kreu i bashkisë së Tiranës merr pjesë në ceremoninë e turneut të universiteteve

Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së kupave për Turneun Sportiv Universitar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Fëmijët e Tiranës nuk mund të trajtohen si skllevër.

19:07
Belgjikë, 10 vite burg për personat që dhunojnë kafshët

Personat që dhunojnë kafshët do të përballen me 10 vite burg në Belgjikë.

19:05
Shtyhet gjyqi për Metën/ Sot u dhanë argumentet e përfaqësuesit të Presidencës

Dosjet voluminoze të mbërritura pak para nisjes së seancës në gjykatën kushtetuese ishin shenjë që mbrojtja e presidentit Ilir Meta nuk do ishte e lehtë duke sjellë si pasojë zvarritjen e procesit.

19:00
Pas Ramës, Presidenti i UEFA-s takon Armando Dukën/ Vizita e Ceferin pas tensioneve në FSHF

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka mbërritur ndodhte sot në Tirana ku ka zhvilluar disa takime zyrtare.

19:00
Digjet shtëpia, vdes 79 vjeçari/ Shkodër, rrjedhja e gazit shkakton zjarrin. Shpëtohet bashkëshortja

Ngrohja me gaz, i ka shkaktuar vdekjen një 79 vjecari në Shkodër. Ngjarja ndodhi, në lagjen “Xhabije” ku në pak minuta banesa e çiftit Musa Zeqiri dhe Lule Pojata u përfshi nga flakët.

18:47
“Enigma”, diamanti i zi më i madh në botë del në ankand

Shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s ka nxjerrë në ankand diamantin e zi më të madh në botë.

18:45
Kaloi Covid-in, Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”

Moderatorja Bora Zemani u shkëput për disa ditë nga ekrani, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

18:35
Si do të përfundojë pandemia? Çfarë thonë shkencëtarët për Omicronin

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një valë infeksioni që shpërndahej nga perëndimi në lindje në të gjithë botën, pas raportimit të variantit të omikron.

18:29
Gërmuesit në garë me kohën për të shpëtuar 5-vjeçarin e mbijetuar prej dy ditësh në pusin e ngushtë (fotot)

Banorë dhe grupe shpëtimi vijonin sot përpjekje pë të shpëtuar një djalë pesë-vjeçar që ra në një pus të ngushtë 30 metra të thellë në Marok, i mbetur tashmë aty prej më shumë se 40 orësh.

18:25
Facebook humbi përdorues/ Pasuria e Zuckenberg u zvogëlua me 24 miliardë dollarë

Plot 24 miliardë dollarë i kanë ikur nga duart kreut të kompanisë mëmë të Facebook, Meta, Mark Zuckenberg, pasi çmimi i aksioneve të kompanisë ra pas raportit të fundit tremujor.

18:08
Ftesë në 5/ Dritan Brama rrëfen pengun nga “Big Brother VIP”: Një kërcim “love story” me Beniadën…

Dritan Brama u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” të martën, në një televotim ku ishte bashkë me Donald Veshajn.

18:00
Erdogan në Kiev: Turqia e gatshme të presë samitin e krizës Rusi-Ukrainë (fotot)

Ankaraja po bën pjesën e saj për uljen e tensioneve mes Kievit e Moskës, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të ndërmjetësojë mes dy palëve.

17:44
Shtatë humbje jete nga Covid 19, ulet numri i rasteve aktive në vend

Shtatë qytetarë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që janë shënuar 1001 infektime të reja.

17:41
Më 6 mars pritet të ketë votim elektronik. Ja bashkia ku mund të ndodhë

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha në Top Talk se nëse në 6 mars do të ketë mundësi që të zhvillohet një votim elektronik, atëherë bashkia ku mund të ndodhë është Vora.

17:41
Studimi: Truri na mban 15 sekonda në të shkuarën

Mendja njerëzore përjeton obezitet informacioni e sidomos në ditët e sotme.

17:30
Celibashi flet për regjistrimin e Koalicionit të Berishës me LSI-në dhe PDK

Ora 00:00 e ditës së sotme shënon edhe afatin e fundit për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

17:29
Ftesë në 5/ Romancë e fshehur brenda shtëpisë së “BBVIP” që nuk e kemi kuptuar? Tani tregon dyshimet e tij

Dritan Brama është koreografi që qëndroi gati një muaj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe që prej fillimit shpikati me karakterin e tij të veçantë.

17:21
Melinda French-Gates nuk do të japë më shumicën e pasurisë për fondacionin ‘Gates’ (fotot)

Ish-gruaja milionere e Bill Gates ka thënë sot se do të kërkojë ide dhe partneritete të reja jashtë fondacionit filantropik të Bill Gates, me të tjera projekte bamirësie.

17:14
Katastrofë ekologjike në Nigeri/ Shpërthen anija me naftë, 10 të vdekur

Dhjetë persona humbën jetën tragjikisht pas një shpërthimi në anijen Trinity Spirit, që u fundos në brigjet e Nigerisë.

17:05
Gjykata e Moskës aktakuzë të re kundër Navalny

Gjykata e Moskës në Lefortovo ka ngritur një aktakuzë të re ndaj liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

16:59
‘Plehrë me famë botërore’, Donald Trump celebron dorëheqjen e kreut të CNN (fotot)

Ish-presidenti amerikan Donald Trump celebronte dje dorëheqjen e kreut të rrjetit televiziv CNN Jeff Zucker prej një afere intime të padeklaruar me koleget, duke e quajtur atë “plehtë me famë botërore”.

16:48
Mbyllet kopshti ku humbi jetën 3-vjeçari! Jepej mësim në kundërshtim me ligjin, ja shkeljet që u gjetën

Kopshtit privat “Flatrat e Dijes” në Fier, ku humbi jetën në rrethana të paqartë një fëmijë është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

16:46
Presidenti i UEFA-s mbërrin në Tiranë, zhvillon takim zyrtar me kryeministrin Rama

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë për një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe presidentin e FSHF-së Armando Duka.

16:39
Dhunoi djalin e tij fizikisht, policia arreston 41-vjeçarin në Durrës

Një 41-vjeçar ra në prangat e policisë pasi u arrestua në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

16:33
Roterdami do të çmontojë urën historike për të lejuar të kalojë jahti i ri i Jeff Bezos (fotot)

Qyteti më i madh port i Holandës ka pranuar të shpenzojë disa javë duke çmontuar një urë historike për të lajuar të kalojë jahti i ri gjigant i miliarderit Jeff Bezos, i cili duhet të dalë në det në verë.

16:30
Fuqitë e fshehura të shenjës së Ujorit, sipas një astrologu

Çdo shenjë e zodiakut është e bekuar me një grup unik pikash të forta për të punuar, si dhe me grupin e vet të sfidave për t’u përballuar.

16:22
Bota ndjek me vëmendje qëndrimet e presidentit Putin në lidhje me Ukrainën

Vëmendja e gjithë botës është drejtuar tek presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës.

16:12
Arrestohen 6 persona, mes tyre një algjerian për vepra të ndryshme penale

Gjashtë persona u arrestuan nga policia ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

16:12
Kosovë/ Rekomandohet lehtësimi i masave – kufizimi i lëvizjes zhvendoset nga ora 24:00, zgjatet orari i gastronomisë

Komiteti për menaxhim të pandemisë COVID-19 në mbledhjen e sotme ka propozuar lehtësim të masave anti-COVID. Kufizimi i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 24:00, ndërsa orari i lokaleve të gastronomisë është lejuar deri në 23:00. Po ashtu është lejuar hyrja në Kosovë me dy vaksina pa pasur nevojë për testin PCR.

16:10
Bruns i bindur: Broja frymëzohet nga Mount, do zëvendësojë Lukakun te Chelsea

Ish-lojtari i Vitesse Arnhem, Thomas Bruns, në një intervistë për gazetën holandeze Voetbal, u shpreh se ai beson se ish-shoku i skuadrës dhe ylli aktual i Chelseat, Armando Broja mund të shkojë në ekipin e parë brenda katër viteve.

15:51
SHBA thotë se ka vrarë kreun e ISIS në sulmin me të paktën 13 viktima në Siri (fotot)

SHBA ka njoftuar se ka vrarë mëngjesin e sotëm kreun e Shtetit Islamik në një mësymje të forcave speciale në veriperëndim të Sirisë.

15:45
Siri, vritet kreu i ISIS-it gjatë një operacioni të forcave amerikane

Presidenti Biden njoftoi të enjten se udhëheqësi i grupit të dhunshëm të Shtetit Islamik ka vdekur gjatë një bastisjeje në mbrëmje në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib.

15:40
Goditi me mjete të forta një person në Gjirokastër, arrestohet 22-vjeçari dhe shpallet në kërkim i ati

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi një person me sende të forta.

15:38
Nuk ka më dilema, United zgjedh pasardhësin e Ralf Rangnick

Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për postin e trajnerit të Manchester United. Argjentinasi e ka shprehur gjithmonë dëshirën e tij për t’u rikthyer në Premier League, kampionat ku ka drejtuar Southampton dhe Tottenham më parë.

15:27
Pesë raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten më 3 shkurt, se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes si dhe 2,110 raste të reja me koronavirus.

15:22
Shoqja e Einxhel flet për aksidentin që ‘e hoqi nga puna’: Pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit

Mikesha e Einxhel ka treguar detaje për aksidentin që shkaktoi debatin me tone të ashpra mes Donaldit dhe moderatores.

15:16
Shpërthen në flakë transportuesja gjigante e naftës pranë deltës së lumit Niger (video-foto)

Një anije gjigante nafte me kapacitet 2 milionë fuçi ka shpërthyer në tym e flakë në brigjet e Nigerisë para se të fundosej në fushën naftëmbajtëse Ukpokiti pranë deltës së lumit Niger.

15:16
Shtëpi të re për 154 familje. Durrës, ndërtimi përfundon pas 18 muajsh. Brenda në qytet do ndërtohen 20 pallate

Pas 18 muajsh 154 familje durrsake do të bëhen me apartament të ri. Pallati në rrugën Dalim Peza, në lagjen 17 u shemb si pasojë e lëkundjeve të tërmetit në 26 nëntor.

15:14
Protestë për shtëpitë e “5 majit”/ Përgjigjet Rama: Disa kanë marrë më shumë se ju takon

Banorët e 5 majit, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit u mblodhën sërish në protestë, për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do tu prishen për tu hapur rrugë dy projekteve, atij të lagjes së re të 5 majit dhe projektit të Unazës së Madhe.

15:12
Nafta, drejt 200 lekë/ Po rritet edhe çmimi i gazit

Çmimi i karburantit ka arritur nivelin më të lartë në histori.

15:12
Zjarri shkrumbon banesën në Selenicë, raportohen vetëm dëme materiale

Një banesë në fshatin Velçë të Selenicës këtë të enjte është përfshirë nga flakët.

15:11
Punëtorë të huaj për turizmin/ 7.124 shtetas të huaj kanë marrë leje pune në Shqipëri

Edhe pse hotelet dhe restorantet bregdetare kanë filluar të hapin thirrjet për punonjës disa muaj përpara sezonit, ata përsëri nuk arrijnë të plotësojnë stafet e tyre.

15:08
Greqi/ Futbollisti shqiptar vdes në fushë, autopsia tregoi çarjen e aortës në zemrën e 21-vjeçarit

Këto janë momentet kur futbollistit me origjinë shqiptare, Aleksandër Llambi i jepet ndihma e parë.

15:04
Shtyhet gjyqi për Metën/ Sot u dhanë argumentet e përfaqësuesit të presidencës

Dosjet voluminoze të mbërritura pak para nisjes së seancës në gjykatën Kushtetuese ishin shenjë që mbrojtja e Preisdentit Ilir Meta nuk do ishte e lehtë duke sjellë si pasojë zvarritjen e procesit.

15:02
Vettingu mbetet pezull/ Socialistët kërkojnë të votohet më 10 shkurt. PD, nuk jep përgjigje

Më 10 shkurt është dita kur duhet të votohet zgjatja e afatit të punës të organeve të verttingut, por për këtë proces duhet konsensusi i opozitës sepse kërkohet ndryshim i kushtetutës.

14:59
Durrësi vazhdon me pastrimin e qytetit, Sako: Nisma jonë nuk ndalet, mund të kontribuojnë edhe qytetarët

Bashkia e Durrësit këtë të enjte ka vazhduar aksionin për një qytet të pastër duke pastruar nga mbeturinat disa lagje të këtij qyteti.

14:48
Shkrumbohet banesa në Shkodër, humb jetën 79-vjeçari/ Komshiu: Është hera e tretë që i digjet shtëpia! Flet edhe përgjegjësi i OSHEE

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës ditën e sotme, ku si pasojë e flakëve humbi jetën një i moshuar 79-vjeçar, i sëmurë dhe i paralizuar, ndërsa ka përfunduar në spital bashkëshortja e tij.

14:34
Nuk kishte përfshirë punonjëset në skemën e detyrimeve, e pëson keq administratori i rrobaqepsisë në Bilisht

Një 51-vjecar i identifikuar me incialet F.Sh., banues në Bilisht, është proceduar penalisht nga policia e Korçës për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”.