Parlamenti malazez nuk e mbështeti shkarkimin  e zëvëndëskryeministrit shqiptar Dritan Abazovic, të kërkuar nga shefi i ekzekutivit vendas, Zdravko Krivokapiç. Shumica e deputetëve në sallë nuk e votuan axhendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij.

Rrjedhimisht, zgjedhja e ministrit të Financave, Milojko Spajiç, në postin e Abazovicit nuk u vendos në rend dite. Kërkesa e Krivokapiçit erdhi si përgjigje ndaj nismës së Lëvizjes Qytetare të Ura dhe partive opozitare për të një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij.

Para nisjes së seancës, Abazovic kishte thënë për gazetarët nuk kishte rëndësi si do të votonin ligjvënësit, por e vetmja gjë e rëndësishme sipas tij ishte  që Mali i Zi të ketë një qeveri të re europiane, duke e zhbllokuar rrugën e saj drejt BE-së.

Të gjithë deputetët le të votojnë ashtu siç mendojnë. Unë pres që të votohet rënia e Qeverisë”, ishte komenti që bëri.

Abazoviç mendon se qeveria e re do të ketë mbështetjen e të paktën 49 deputetëve, detyra të qarta e kohëzgjatje të kufizuar për rrugën drejt BE-së dhe për të organizuar zgjedhje të ndershme kur të plotësohen kushtet për këtë.

Për mocionin e mosbesimit ndaj ekzekutivit, parlamenti vendos në 4 shkurt, por që tani duket qartë se nga do të anojë vota e ligjvënësve malazezë.

 

Top Channel