E reja shtatzënë vdes në aksidentin makabër në fabrikën ku donte të punësohej (foto)

03/02/2022 21:05

Një vajzë 21-vjeccare shtatzënë ka vdekur në një aksident të tmerrshëm kur flokët e saj u kapën nga një makineri që prodhonte tel saldimi, gjatë një vizite në një fabrikë në Bjellorusi.

Umida Nazarova, e cila ishte shtatë javë shtatzënë, po aplikonte për punë në fabrikën Svarmet në Borisov e cila prodhon elektroda dhe tel saldimi, raporton rrjeti East2West News.

Teksa dikush po i tregonte ambjentet e fabrikës, flokët e saj mbetën të ngecura tragjikisht në një prej makinerive industriale.

“Flokët e saj iu mbështollën rreth qafës”, tha nëna e saj Olga, për mediat. “Sikur të mos i ishin shkulur nga koka, do të kishte vdekur e mbytur nga flokët e saj”.

Megjithse ishte çliruar nga kapja, Nazarova raportohet se nuk u zgjua më kurrë dhe vdiq nga plagët.

“Humbën dy jetë, ajo ishte shtatë javë shtatzënë. Ata e panë që i kishte flokët e gjata, përse nuk i dhanë diçka që t’i mbulonte?” tha babai i saj Dmitry.

Hetuesit bjellorusë thanë se në momentin e tragjedisë, punonjësja që po shoqëronte Nazarova ishte kthyer për të bërë një regjistrim në parametrat.

“Kur ajo ktheu kokën, vajza ishte përtokë pa ndjenja. Flokët e saj ishin kapur në makineri”, thanë hetuesit.

Një zyrtar i fabrikës është akuzuar për “mangësi në detyrën zyrtare prej neglizhencës … duke shkaktuar vdekjen e një personi.”

Fabrika kishte paguar për funeralin e të resë, sipas rrjetit East2West.

Nëna e viktimës tha se familja “dëshironte të celebronte martesën e saj dhe të priste nipin ose mbesën që do të lindte. Nuk është kjo që desha për fëmijën tim”.

FOTO GALERI
1/5
Një 21-vjeçare shtatzënë ka vdekur në një aksident të tmerrshëm kur flokët e saj u kapën nga një makineri që prodhonte tel saldimi

Top Channel