Moti i keq godet Santorinin, rrugët kthehen në lumenj

03/02/2022 22:59

Moti i keq ka goditur ishullin grek  Santorinin, ndërsa një stuhi e fortë breshëri nisi që në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Nga pamjet e publikuara në mediat greke shihet se rrugët janë mbuluar nga sasi e madhe breshëri.

Situata paraqitet e vështirë edhe në aeroport. Makineritë e bashkisë kanë dalë në rrugë dhe po tentojnë të largojnë breshërin, për të mbajtur të hapur trafikun.

Top Channel