Çekia e Polonia në akord për minierën gjigante të qymyrit që përplasi Varshavën me Brukselin (fotot)

03/02/2022 19:43

Në një konferencë shtypi me homologun polak në Pragë, kryeministri çek Petr Fiala, njoftoi sot marrëveshjen për një minierë gjigante qymyri që kishe përçarë Varshavën e Brukselin.

Miniera e hapur në jugperëndim të Polonisë furnizon një central të rëndësishëm elektrik në vend.

Por Çekia e Gjermania ishin ankuar se miniera krijonte ndotje akustike, pluhur dhe kontaminim të ujërave nëntokësore.

Lideri polak tha se shpresonte që Çekia të tërhiqte ankesën e saj në gjykatën e BE dhe që problemi të merrte fund.

“Ne nuk mund të përballojmë mbylljen e minierës pasi kjo do të sillte mbylljen e centralit elektrik të Turov”, tha Moraviecki.

“Centrali është pjesë e sistemit tonë të energjisë dhe punëson më shumë se 20 000 njerëz në rajon”, shtoi lideri polak.

Në shtator gjykata e BE urdhëroi mbylljen e impjantit minerar të shoqëruar me gjobë 500,000 euro në ditë, deri në realizimin e masës.

Por në një seri debatesh me Brukselin  qeveria e Morawiecki ka refuzuar të mbyllë minierën apo të paguajë gjobat.

Akordi i ri parashikon që Polonia të monitorojë zhurmën e shkaktuar nga miniera, si dhe ndotjen e cilësisë së ujit e të ajrit.

Sipas akordit të ri miniera do të vijojë funksionimin deri në vitin 2049.

FOTO GALERI
1/4
Kryeministri çek Petr Fiala (djathtas) njoftoi sot marrëveshjen për minierën gjigante qymyri që kishe përçarë Varshavën e Brukselin.

Top Channel