Çmimi i karburantit ka arritur nivelin më të lartë në histori.

Sipas kësaj tabele, në një pikë karburanti në kryeqytet, një litër naftë kushton 192 lekë, ndërsa benzina 198 lekë. Në një litër karburant ka 7 taksa, Akciza, Qarkullimi, Karboni, Rilincensimi, Skanimi, Markimi dhe TVSH-ja. Të gjitha së bashku bëjnë gati 110 lekë.

Rritja e çmimit nuk dihet ku ndalet, ajo që dihet me siguri është që po rëndon direkt xhepat tanë.

Shoferë: Kam 10 vjet që punoj taksist. Makina punon me gaz. Dikur kushtonte 40 lekë, tani më shumë se dyfishin, 92 lekë. Ne kërkojmë pikat më të lira. Shteti di vetëm të vendosë taksa, të na marrë frymën. Asnjë nga taksat nuk na kthehen në shërbime.

Sindikata nuk ka, ose janë të shitura të gjitha.

Ne jemi te përulur, kur në fakt do ishte mirë të bëheshim bashkë e të fikim makinat.

Edhe në Maqedoni është shumë më lirë. Unë atje jam furnizuar.

Makinën time ka 2 muaj që nuk e lëviz. Vetëm po pata urgjencë shëndetësore apo fatkeqësi. Ne punojmë dhe jemi të varfër me këto çmime që po kapim majat.

Top Channel