Nesër shqyrtohet kërkesa e LSI-së dhe Berishës për koalicion

03/02/2022 19:41

Kërkesa e LSI-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për koalicionin e emërtuar “Shtëpia e Lirisë” do të shqyrtohet nesër nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ditën e premte, datë 04.02.2022, në orën 12:30, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhjen publike me këtë rend dite:

Shqyrtim i projektvendimeve:

“Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të punës që do të përdorin Komisionet e Qendrave të Votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të datës 06 mars 2022”;

2.“Për caktimin e Vendeve të Numërimit të Votave të ZAZ nr. 2. nr. 3, nr. 4, nr. 5, nr. 19, nr. 21, nr. 22, nr. 23, nr. 24, nr. 26, nr. 43, nr. 54, nr. 55, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të datës 6 mars 2022”;

3.“Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e lirisë”, (SHL) për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 mars 2022”.

Top Channel