Roterdami do të çmontojë urën historike për të lejuar të kalojë jahti i ri i Jeff Bezos (fotot)

03/02/2022 16:33

Qyteti më i madh port i Holandës ka pranuar të shpenzojë disa javë duke çmontuar një urë historike për të lajuar të kalojë jahti i ri gjigant i miliarderit Jeff Bezos, i cili duhet të dalë në det në verë.

Jahti i ri 140 metra i gjatë me tre direkë i themeuesit të Amazon, është duke u ndërtuar në Holandë dhe duket se është tepër i lartë për të kaluar nën urën Koningshaven  në Roterdam, e cila mund të lejojë vetem kalimin e mjeteve 45 metra të larta shkruan NL Times.

Kompania ndërtuese e barkës Oceano i kërkoi autoriteteve në Rotterdam të çmontojnë përkohësisht urën e njohur duke u zotuar të rimbursojnë quytetin për shpenzimet.

Çmontimi dhe rimontimi i urës së njohur në vend si “De Hef” pritet të marrë rreth dy javë kohë.

“Nga pikëpamja ekonomike, bashkia e konsideron këtë një projekt shumë të rëndësishëm”, thotë drejtuesi i projektit Marcel Walravens.

“Gjithashtu Rotterdam është shpallur kryeqyteti detar i Evropës prandaj aktiviteti i ndërtimit të anijeve është shtyllë kryesor e ekonomisë së vendit.”

Çmontimi i strukturës së ndërtuar në vitin 1878 është pritur me zemërim nga zyrtaret e konservimit të cilët thonin se qyteti ishte zotuar të mos prishte De Hef pas restaurimit madhor të vitit 2017.

“Punësimi është i rëndësishëm por ka kufij për atë që mund të bëhet ose çbëhet ndaj trashëgimisë tonë”.

Një tjetër lider lokal tha se Bezos “po e kalon masën,” teksa denonconte të tjera praktika të dyshimta të rrjetit Amazon.

“Ky burrë i ka fituar paratë e tij duke shkurtuar vendet e punës, duke iu shmangur taksave dhe rregullave, ndërsa tani kërkon të çmontojë monumentin tonë të bukur kombëtar”, tha politikani vendas Stephan Leewis.

Jahti i Bezos Y721 do të jetë një nga anijet më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë në Holandë, e cila është nga qendrat e ndërtimti të barkave të luksit.

Top Channel