Fasonët do kontrollohen për pagat/ Ministrja e Financave: Po monitorojmë tregun edhe për çmimin e naftës

03/02/2022 19:28

Pas protestës së punonjësve të një fasonerie në Bilisht që sipas tyre paguheshin në pagën minimale, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka zhvilluar një takim me ta ku ka sqaruar se po bëhen verifikimet e nevojshme për subjektin.

Ministrja ka pranuar se sektori fason ka probleme dhe paralajmëroi kontrolle në të gjithë vendin.

Ndër të tjera, ministrja Ibrahimaj e pyetur lidhur me situatën e rritjes së fortë të çmimit të karburanteve, deklaroi se autoritetet po monitorojnë tregun dhe kjo sipas saj lidhet me luhatjet në tregjet ndërkombëtare.

Karburantet janë shtrenjtuar ndjeshëm së fundmi ku çmimi i naftës po arrin shifra rekord duke iu afruar nivelit 200 lekë për litër, teksa çmimet janë rritur edhe për benzinën dhe gazin.

Top Channel