E martë, 23 Gusht 2022
14:26
Shumicë e re apo zgjedhje të reja? Skenaret në Malin e Zi pas rënies së Abazoviçit

Pas rrëzimit të qeverisë së Dritan Abazoviçit me mocion mosbesimi në Malin e Zi, disa subjekte politike po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa të tjera shqyrtojnë formimin e qeverisë së re.

14:18
Merkato ende e hapur, 4 lojtarë të famshëm me “valixhe në duar”

Cristiano Ronaldo, Frenkie de Jong, Jude Bellingham dhe Pierre-Emerick Aubameyang, janë katër nga yjet e futbollit botëror që duken ende me “valixhe në duar” dhe në orët e fundit të merkatos mund të ndyshojnë skuadër.

14:14
Vorskla e “dashuruar” me lojtarët e Tiranës, edhe një tjetër bardhelu zyrtarizohet në Ukrainë

Ardit Toli është lojtari i radhës që transferohet në Ukrainë, tek skuadra e FC Vorskla Poltava, që duket se është dashuruar me lojtarët e Tiranës.

13:57
Shemben tetë depozita gruri! Shpërthimi në portin e Bejrutit, pasojat edhe pas dy vjetësh

Tetë depozita të tjera gruri u shembën në portin e Bejrutit, duke u dorëzuar kështu përpara dëmeve të shpërthimit shkatërrues të vitit 2020, pasojat e te cilit ndihen ende.

13:51
Video/ Bënte drift në kryqëzim dhe postonte pamjet në rrjete sociale, e pëson keq i riu në Lezhë

Një drejtues automjeti me inicialet GJ.N është ndëshkuar me masë administrative prej 10 mijë lekësh të rinj, pasi bënte drift në kryqëzim dhe videon e postoi në rrjete sociale.

13:48
Greqia, sezon turistik rekord! Vendi pret 20 miliardë euro të ardhura

As lufta në Ukrainë, kriza energjetike apo inflacioni i shfrenuar nuk e ndalën hovin e turizmit në Greqi.

13:39
Kryente aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 26-vjeçari në Pogradec

Një 26-vjeçar me inicialet M.M është arrestuar ditën e sotme ne Pogradec pasi kryente veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

13:36
Java e diplomacisë për Kosovën! Vjen Escobar e Lajçak, pritet telefonata e Blinken

Dështimi i bisedimeve në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ka rivënë sërish me forcë në lëvizje Shtetet e Bashkuara që kërkojnë ti jepet një shtysë e qenësishme dialogut te ngecur mes dy vendeve.

13:31
Luiza Gega: Ky sukses nisi nga një dështim i madh 12 vite më parë, do të doja të isha edhe njëherë 20 vjeç

E emocionuar dhe e prekur nga pritja që iu rezervua, Luiza Gega mbajti fjalën e rastit në kryeministri, teksa e nisi me një falënderim për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, nga familja e trajneri, deri te sponsorët e paktë që besuan te ajo.

13:25
Kulmi i sezonit/ Autobusët e plazhit në Durrës të mbingarkuar dhe pa kushte, rrezikohet jeta e qytetarëve

Në kulmin e sezonit, autobusat e plazhit në Durrës lëvizin të mbingarkuar me udhëtarë dhe pa kushte, duke e kthyer transportin publik në një aventurë të detyrueshme,  plot pasiguri dhe rrezik për shëndetin.  

13:20
Prodhonte vezë të pakontrolluara dhe i vendoste logo të markave të tjera, arrestohet pronari i pularisë në Shkodër

Pronari i një pularie të palicensuar që prodhonte dhe shiste vezë të pakontrolluara është arrestuar këtë të martë në Shkodër.

13:18
Zjarr në Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë, gjeneratori përfshihet nga flakët

Një gjenerator në godinën e Ministrisë së Brendshme në Kosovë është përfshirë nga flakët, ku është rrezikuar e gjithë ndërtesa dhe punonjësit.

13:00
Trump kërkon prokuror neutral dhe ngrirje hetimi për dokumentet në Mar-a-Lago!

 Ish-presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi një gjykatësi ngrirjen e hetimit të Departamentit të Drejtësisë lidhur me dokumentet e sekuestruara gjate bastisjes së shtëpisë së tij në Mar-a_lago nga agjentët e FBI-së.

12:53
Luiza Gega falenderon Veliajn për mbështetjen, tregon SMS që mori nga kryebashkiaku: Kurrë nuk kam ndjerë një politikan më të afërt se ju

Kampionia e Europës në Atletikë, Luiza Gega ka falenderuar kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme që ai ka treguar ndaj saj dhe sportit.

12:49
Dëmtohet Gjimshiti, fraktura e lë jashtë fushës për 2 muaj

Stafi i Atalantës por edhe ai i kombëtares shqiptare marrin lajme të këqija nga Berat Gjimshiti.

12:38
Lajm i mirë/ Veliaj tregon dy projektet e radhës: Pallati i Sportit dhe stadiumi Selman Stërmasi do bëhen si “Arena Kombëtare”

Pas pistës së re të atletikës në Parkun e Liqenit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e mirë edhe për zhvillimin e dy projekteve të reja të ngjashme me “Arenën Kombëtare”, një për Pallatin e Sportit dhe një për stadiumin “Selman Stërmasi”.

12:33
“Kilometri i fundit, 777 portrete”/ Ekspozita e fotografit David Cuka me portrete shqiptare

“Kilometri i fundit, 777 portrete” vjen në COD si formë e dokumentimit të ciklit të dytë të projektit fotografik “#999 portrete”, një iniciativë ambicioze e fotografit shqiptar David uka, që synon të realizojë një seri gjithëpërfshirëse portretesh shqiptare.

12:28
Mungesa e vitaminës D/ Mjekët këshillojnë kur dhe si të përfitojmë nga dielli

Verës po i vjen fundi, por jo rrezeve te diellit te ne. Shqiperia ka rreth 300 ditë me diell por shqiptaret rezultojne me mungese të vitaminës D.

12:26
Fermerët e Elbasanit kërkojnë pikë grumbullimi për dardhat dhe pjeshkat

Zona e Vidhasit është zona fushore më e madhe e Elbasanit. Në 10-vjeçarin e fundit fermerët këtu kanë investuar në pemtari, kryesisht pjeshkë dhe dardhë.

12:24
“I tregova Europës që Shqipëria mund të fitojë”/ Luiza Gega: E dua vendin tim, nuk largohem pavarësisht ofertave! Sporti s’do të dijë për politikë

Mes emocionesh dhe zërit që i dridhej, atletja kampione Europe Luzia Gega, ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjithë personat që i kanë ardhur në ndihmë në këtë rrugë të gjatë, ku bëri krenarë të gjithë shqiptarët.

12:11
Reagime për deklaratat e Vuçiç/ Në Kosovë kërkojnë transparencë për dialogun nga Kurti

Kanë kaluar katër ditë që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilit i ka prezantuar edhe disa pika që duhet të përfshijë marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve.

11:58
Luiza Gega kampione Europe/ Rama: Gjermania këtë herë është e dyta, nuk ndodh shpesh! Kjo arritje të lë pa fjalë

Kryeministri Edi Rama teksa ka mbajtur fjalën gjatë ceremonisë së nderimit që iu bë ditën e sotme atletes kampione Luiza Gegës, është shprehur shumë i nderuar nga arritja e madhe e atletes.

11:50
Borrell: Shumica e vendeve pajtohen me draftin e BE-së për marrëveshjen bërthamore

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se shumica e vendeve që janë pjesë e diskutimeve me Iranin për ringjalljen e marrëveshjejes bërthamore të vitit 2015 janë dakord me propozimin e fundit të bllokut, ndërsa të gjitha palët po presin përgjigjen e Uashingtonit, pasi Teherani dha opinionin e tij për draftin final.

11:41
Si ndodhi plagosja e Besim Zenelit në autostradën Laç-Lezhë? Ja cilat janë pistat që po hetohen

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë, ku i plagosur mbeti 60-vjeçari Besim Zeneli.

11:31
E bujshme/ Fury harron premtimin ndaj gruas, rikthehet në ring për të sfiduar Usyk

Tyson Fury njoftoi tërheqjen nga boksi më 23 prill të këtij viti, menjëherë pas suksesit ndaj Dillian White, para 94 mijë spektatorëve në “Wembley”, megjithatë duket se ka ndërruar mendje shumë shpejt.

11:23
Foto/ Mbeti i plagosur ditën e sotme në autostradën Laç-Lezhë, ky është 60-vjeçari Besim Zeneli

Ky është 60-vjeçari Besim Zeneli, i cili mbeti i plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm teksa po punonte në dyqanin e tij në autostradën Laç-Lezhë.

11:13
Rusia bën përgjegjëse Ukrainën për atentatin ndaj Duginas

Shërbimi Informativ Rus, FSB ka bërë përgjegjëse Ukrainën për atentatin ndaj gazetares politike, Darja Dugina. Ukraina i hedh poshtë akuzat, kurse Estonia deklaratat e FSB se vrasësja e Duginas ndodhet në Estoni.

11:08
U shpall kampione/ Qindra qytetarë nderojnë Luiza Gegën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, atletja emocionohet mes lotësh

Kampionia dhe rekordmenia e Europës, Luiza Gega po nderohet paraditen e kësaj të marte  me një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

11:02
Gjermanët nuk kanë më mundësi për të kursyer para

Prej rritjes së çmimeve dhe inflacionit gjermanëve do t’u duhet t’i përdorin thuajse gjithë të ardhurat për të përballuar jetesën e përditshme.

10:49
Trump kërkon emërimin e një prokurori neutral për shqyrtimin e dokumenteve të marra në Mar-a-Lago

Avokatët e ish-presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan një gjykatësi federal që të ndalojë shqyrtimin nga FBI-ja të dokumenteve të marra nga shtëpia e tij në Florida në fillim të këtij muaji derisa të mund të emërohet një prokurori të posaçëm neutral.

10:42
“Më ike ditën që më linde”/ Flori Mumajesi dedikim prekës për të ëmën e ndjerë: Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin

Artisti shqiptar Flori Mumajesi, në ditën e tij të lindjes, ka kujtuar të ëmën e ndjerë përmes një postimi prekës në “Instagram”.

10:33
Gjermania refuzon propozimin për furnizimin e Ukrainës me armatim shtesë

Ministria gjermane e Mbrojtjes hodhi poshtë propozimin e deputetëve të Bundestagut nga koalicioni qeverisës për të furnizuar Ukrainën me më shumë armatim dhe, nëse është e nevojshme, për të rënë dakord për të dobësuar Bundeswehr-in [forcat e armatosura gjermane] për shkak të kërcënimit që vjen aktualisht nga Federata Ruse, shkruan Deutsche Welle.

10:29
Dje u bllokuan shtatë turistë të huaj/ Kanioni Langaricës në Përmet i rrezikshëm, ndalohet hyrja pa guida të Liçensuara

Kanioni i Langaricës në Përmet tashmë është bërë një burim rreziku për të gjithë vizitorët, prandaj Agjensia Kombëtare e Zonave të mbrojtura e ka ndaluar hyrjen në këtë zonë për personat që nuk shoqërohen nga guida të Liçensuara.

10:09
Niset kontigjenti i 2-të me mision pranë KFOR në Kosovë, Peleshi: Shqipëria, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon

Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) janë nisur në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR.

10:04
SHBA: Rusia planifikon sulme në Ukrainë në prag të Ditës së Pavarësisë

Ukraina tha se Rusia bombardoi rajonin e Zaporizhjas, shtëpia e centralit më të madh bërthamor në Evropë, ku luftimet e fundit kanë shkaktuar frikën e një incidenti katastrofik bërthamor, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se Moska po planifikonte sulme në infrastrukturë dhe objekte qeveritare, që të përkojnë me ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

09:40
U qëllua mëngjesin e sotëm pranë biznesit ku punonte, pamje nga vendi ku ndodhi plagosja në autostradën Laç-Lezhë

Ky është vendi ku ndodhi plagosja e 60-vjeçarit Besim Zeneli, në autostradën  Tiranë-Lezhë, pranë Thumanës.

09:33
Vinin baste sportive nëpërmjet aparateve të tyre celulare, vihen në pranga 3 persona

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare, vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të […]

09:18
Shkoi në shtëpi mori armën dhe vrau 51-vjeçarin në lokalin ku po qëndronin, ky është vendi ku ndodhi vrasja në Vaun e Dejës

Ky është vendi ku pak orë më parë, pas një konflikti për motive të dobëta, Alfons Palushani vrau me armë zjarri Agron Metushin 51 vjeç.

09:05
Gjendet në lumin Shkumbin arma e zjarrit me të cilën u vra Madrit Ulqinaku, momenti i arrestimit të autorit

Pas shumë kërkimesh, është gjetur ditën e sotme arma me të cilën u vra më 17 gusht 33-vjeçari Madrit Ulqinaku në Elbasan.

08:57
Vrasja në Shkodër/ Po pinin alkool së bashku në një lokal nate, autori dhe viktima njiheshin prej kohësh! Palushani sapo u kthye nga Anglia (detaje)

Autori i vrasjes së mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës, Alfons Palushi ishte kthyer për pushime nga Anglia dhe me viktimën njiheshin prej kohësh. Ata janë takuar në lokalin e natës dhe kanë pirë alkool së bashku, duke dëgjuar muzikë live. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, pavarësisht se kanë qenë së bashku, ata kanë […]

08:38
Escobar sot në Kosovë, do të takohet me Kurtin, Osmanin dhe përfaqësues të opozitës

Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë sot Kosovën. 

08:19
Plagosja e Besim Zenelit / Ngjarja ndodhi në dyqanin ku 60-vjeçari punonte, shoqërohen në polici disa persona

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Milot-Thumanë, ku ka mbetur i plagosur 60-vjeçari Besim Zeneli. Ngjarja ka ndodhur pranë dyqanit të fruta-perimeve, ku Besim Zeneli punonte në autostradë, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e ngjarjes, Rreth orës 00:25, gjatë kohës që […]

08:08
Te shtëna me armë zjarri në aksin Milot Thumanë, një i plagosur (Emri)

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e  sotëm në aksin Milot-Thumanë, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me emrin Besim Zeneli.

07:59
Shqipëri-Itali përpara Botërorit, miqësore luksi në “Air Albania”

“Air Albania” po përgatitet për një tjetër ndeshje të madhe pas finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, që u fitua 1-0 nga italianët e Jose Mourinhos falë golit të Nicolo Zaniolos.

07:57
Mot i paqëndrueshëm me kthjellime e vranësira, parashikimi për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar gjatë orëve të paradites, do të jetë nën dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here kalime të pakta vranësirash. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin duke sjellë shira në të gjithë vendin ku në zonat […]

07:27
Emrat/Vrasje në Vaun e Dejës! Emigranti vret shokun pas sherrit duke pirë në lokal

Orët e para të mëngjesit të sotëm, e kanë gjetur Shkodrën të përgjakur, ku një 51-vjeçar u vra me armë zjarri.

E hënë, 22 Gusht 2022
23:20
Rrufeja vret mbi 100 bagëti në Gramsh, shpëtojnë mrekullisht shtatë anëtarët e familjes

Mbi 100 krerë bagëti janë goditur për vdekje nga rrufeja sot në Kukur të Gramshit gjatë rrebeshit të shiut në orët e pasdites.

22:51
Megi Pojani pranon se është në një lidhje me Endri Çekiçin?

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

22:33
Pfizer/BioNTech aplikon për miratimin e vaksinës së re përforcuese ndaj Covid 19

Gjiganti farmaceutik amerikan “Pfizer” dhe partneri i tij gjerman “BioNTech” i kanë kërkuar Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së të autorizojë përdorimin e tyre të riformuluar që synon dy nënvariante të Omicron-it aktualisht në qarkullim të gjerë.

22:25
Seferi në Ukrainë/ “Bunkerë dhe stadiume bosh”, si luhet në vendin e luftës

Taulant Seferi drejt Ukrainës, te Vorksla Poltava aty ku gjen dhe Ennur Totre. Transmerimi i bombeirit përtej interesit për një operacion prej qindra mijëra dollarësh në pagesë kartoni e pagë për lojtarin, ngjall kërshëri edhe për faktin se sulmuesi transferohet në Ukrainë, një vend në luftë por ku gjithsesi do të luhet futboll, me kampionatin që nis këtë të martë. Por si do të luhet?

22:04
​Kriza energjetike, çmimet e gazit në Evropë janë rritur me gati 20 për qind

Çmimet me shumicë të gazit britanik dhe danez u rritën ndjeshëm për shkak të mirëmbajtjes së paralajmëruar të gazsjellësit kryesor rus për në Evropë, ndërsa kapaciteti i magazinimit në Britani është pothuajse 100 për qind, në Evropën kontinentale pothuajse 77 për qind.

21:59
Kryeministrja finlandeze rezulton negative në testin e drogës

Testi i drogës, të cilit i është nënshtruar kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka rezultuar negativ, bëri të ditur më 22 gusht Qeveria e Finlandës.

21:51
U bllokuan në kanionin e Langaricës pasi lumi doli nga shtrati, shpëtohen të gjithë turistët

Turistët që mbetën këtë pasdite të bllokuan në kanionin e Langaricës janë shpëtuar pas disa orësh përpjekje nga ekipet që mbërritën në zonë.

21:44
Ngrirja e muskujve të qafës, trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë

Kontraktimi apo siç njihet, ngrirja e qafës është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo.

21:43
‘Trupi i vdekur’ në plazhin tailandez, pas hetimeve zbulohet se ishte një kukull seksi ‘tepër realiste’ (fotot)

Një ‘trup i vdekur’ i raportuar në një plazh në Tailandë pas hetimeve të policisë rezultoi se ishte vetëm një kukull seksi ‘ultra-realiste’ me vlerë rreth $600.

21:32
Ushqimet apo ushtrimet? Çfarë ju mban të shëndetshëm? Flasin ekspertët

Ndonëse nuk është sekret se është e rëndësishme të konsumoni ushqime me vlera ushqyese dhe të dobishme për trupin tuaj, disa njerëz mendojnë se nëse konsumojnë ushqime jo fort të shëndetshme, por kryejnë aktivitet fizik shëndeti i tyre nuk është në rrezik.

21:18
Twitter pezullon llogaritë e ambasadave serbe në disa shtete

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22 gusht se llogaritë në Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kujvat, por edhe të Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, janë pezulluar më 18 gusht.

21:06
U raportua e mbytur, 25-vjeçarja nxirret në gjendje të rëndë nga pishina në Linzë

Një 25-vjeçare që po mbytej në një pishinë në kryeqytet është shpëtuar nga policia këtë të hënë.

21:00
Ndërron jetë në burgun e Shënkollit një 28-vjeçar

Një i paraburgosur në burgun e Shënkollit ka ndërruar jetë këtë të hënë në mbrëmje.

20:48
Java e modës në New York, Elton Ilirjani ironizon modelet shqiptare: Nëse nuk do të jeni…

Elton Ilirjani ka ‘ngacmuar’ me ironi modelet shqiptare me banim në SHBA.

20:42
Cila është Natalia Vovk, agjentja e Ukrainës e akuzuar për bombën ndaj gazetares ruse Daria Dugina në Moskë (fotot)

Mediat ruse zbuluan sot identitetin dhe foton e asaj që besojnë se ishte autorja e sulmit vrasës në Moskë ndaj bijës së Alexander Dugin, në makinën e këtij të fundit.

20:27
“Do ta zhvesh ukrainasin”, Usyk rikthen Fury nga pensioni!

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen një një duel të jashtëzakonshëm për titullin e padiskutueshëm të sfidave të rënda në Arabinë Saudite në 17 dhjetor. Usyk mbrojti me sukses titujt e tij të versioneve WBA, IBF, WBO dhe IBO kundër Anthony Joshua, të shtunën e kaluar në King Abdullah Sport City Stadium.

20:10
Ligj për dekomunistizimin/ Balla lajmëron se po shikohet mundësia e “ndëshkimit” të ish-sekretarëve të PP

Shumica socialiste dhe Ilir Meta nuk kanë pritur shtatorin  për përplasjen e madhe.

19:59
Çdo ditë, 240 të lënduar! Shkak janë aksidentet, armët e zjarrit dhe traumat

Numri i të aksidentuarve gjatë muajit korrik dhe gusht ka qenë si bilanc lufte.

19:43
Exclusive/ Zbërthehen rusët e arrestuar! Pranojnë se punonin për shërbimet sekrete ruse

Një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë.

19:26
Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, arrestohet autori i dyshuar

Një 18-vjeçar që dyshohet se ka vrarë Madrid Ulqinakun javën e kaluar në Elbasan, është vënë sot në pranga.

19:21
Shqipëri-Itali përpara Botërorit, miqësore luksi në “Air Albania”

“Air Albania” po përgatitet për një tjetër ndeshje të madhe pas finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, që u fitua 1-0 nga italianët e Jose Mourinhos falë golit të Nicolo Zaniolos.

19:16
Libani nis nëndetësen në kërkim të viktimave të barkës së emigrantëve (fotot)

Grupet e shpëtimit në Liban lëshuan sot nëndetësen eksploruese për të kërkuar dhe nxjerrë rrënojën e një barke të mbytur me dhjetra emigrantë, rreth 10 km larg brigjeve të qytetit port Tripoli.

19:14
Recitali i Soni Malajt, eventi që Tirana do e mbajë mend gjatë

Koncerti i Soni Malaj në 23 gusht në sheshin Italia i organizuar për 25-vjetorin e karrierës së Sonit është edhe më emocionues se sa fansat e dhe publiku shpreson.

19:07
Vrasja e Darya Dugin, vajzës së aleatit të Putinit/ Shërbimi informativ rus akuzon Ukrainën

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB, akuzoi të hënën shërbimet sekrete të Ukrainës për vrasjen e Darya Duginas, vajzës së një ultra-nacionalisti rus.

19:02
Vijon greva për pagat në portin më të madh të mallrave në Britani (fotot)

Punonjësit e portit të Felixstou në juglindje të Anglisë ishin sot në ditën e dytë të grevës tetë-ditore të njoftuar për ngritje rrogash, teksa Britania përballet me një inflacion prej 10 përqind.

18:58
Koreja e Jugut dhe SHBA nisin stërvitjet ushtarake

Midis tensioneve në rritje në gadishullin Korean, forcat koreano-jugore dhe ato amerikane kanë nisur manovrat e tyre më të mëdha të përbashkëta në pesë vitet e fundit.

18:37
Përmet/ Bllokohen në kanionet e Langaricës shtatë turistë të huaj

Shtatë turistë mbetën të bllokuar në kanionet e Langaricës në llixhat e Bënjës në Përmet.

18:19
104 raste të reja me Covid, 25 të shtruar në spital

104 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

18:05
Afërdita Dreshaj na prezanton me partnerin e saj në palestër… dhe është ai që po mendoni

Aërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur.

18:03
Pezullohen 3 policët e rrahjes makabre të të ndaluarit, të regjistruar në video në SHBA (pamjet)

Në një video me pamje të rënda të postuar dje në TikTok e Twitter, shihen tre oficerë të policisë së Arkansas në SHBA që rrahin brutalisht një të ri të ndaluar në rrugë, aq sa quheshin “oficerë nazistë”, në komentet e rrjeteve sociale.

18:00
Destinacion surprizë për Cikalleshin, sulmuesi i kombëtares largohet nga Turqia

Sokol Cikalleshi është larguar nga Turqia aty ku aktivizohej me skuadrën e Konyaspor. Sulmuesi i kombëtares ka vendosur të provojë një aventurë në Arabinë Saudite, aty ku do të vijojë karrierën tek klubi i Al Khaleej.

17:44
Ceremoni për kampionen e Europës! Të martën, duartrokisni atleten Luiza Gega në shesh

Kampionia dhe rekordmenia e Europës,  Luiza Gega do të nderohet në martën paradite me një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

17:29
Zemra e balsamosur e perandorit Pedro I, mbërrin në Brazil (fotot)

Zemra e balsamosur e perandorit të parë të Brazilit Dom Pedro I, ka mbërritur sot në kryeqytetin Brasilia për të shënuar 200 vjetorin e pavarësisë së vendit nga Portugalia.

17:24
Aleatët në alarm: Plani rus në Ukrainë, “do të shënjestrojnë centralet bërthamore”

Pa e fshehur shqetësimin e tyre, Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja theksuan nevojën për garantimin e sigurisë së centraleve bërthamore të kërcënuara nga konflikti në Ukrainë.

17:02
Dua Lipa feston 27-vjetorin/ Urimi i kryebashkiakut Veliaj: Ylli që shkëlqen më fort, krenarë për ty

Këngëtarja Dua Lipa sot mbush 27 vjeç. Një urim të veçantë ajo ka marrë edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

16:59
Gruaja që therri me hanxhar nënën e të dashurit, humbet apelin për ‘paaftësi mendore’ në SHBA (fotot)

Rachael Hilyard u dënua me burgim të përjetshëm në 2020 për vrasjen makabre të nënës së të dashurit të saj, të cilës si preu kokën para nipit nëntë-vjeçar.

16:57
Digitalb nis sezonin e ri/ Televizionet kombëtare, sport, filma të gjitha ndiqen edhe me aplikacionin e ri OTT

DigitAlb, platforma më e dashur televizive e të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, sapo ka nisur sezonin e ri televiziv me një programacion më të larmishëm e më fantastik se kurrë.

16:39
Aksident i dyfishtë në Pogradec, plagosen shoferët

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

16:31
Gruaja e ndaluar shpëton nga prangat dhe qëllon oficerët me automatikun e policisë në SHBA (fotot)

Oficerët e policisë thanë se kishin ndaluar 36 vjeçaren Rachel Zion Clay për sigurinë e saj, por gruaja që kundërshtonte masën arriti të çlirohej nga prangat, te gjente nga automatik në makinën e policisë që pasi e mbushi, nisi të qëllonte ndaj tyre dhe ndaj një anëtari të publikut.

16:31
Avionët amerikanë, spektakël mbi Tiranë në 100 -vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA (Fotot)

Me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sot mbi Tiranë ndodhi një spektakël i vërtetë ajror.

16:21
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Lezhë-Shkodër, gjashtë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Beltojë.

16:14
Rusët do të dalin para gjykatës/ Në ditët në vijim do të merret masa ndaj të dyshuarve për spiunazh

Tre shtetasit rusë të arrestuar në Gramsh, me dyshimin se janë spiunë, pritet të dalin para gjykatës gjatë ditëve në vijim për t’u njohur me masën e sigurisë.

15:59
Rusia thotë se vrasësja nga Ukraina erdhi me të bijën 12-vjeçare në Moskë për atentatin ndaj ideologut të Putin (fotot)

Mediat ruse thonin sot se autore e tentativës së vrasjes ndaj këshilltarit kryesor të Putin është një vrasëse profesioniste nga Ukraina, e cila ka ardhur së fundmi në Rusi bashkë me bijën e saj 12-vjeçare.

15:43
Shkolla e re “Lekë Gjiknuri” po i shtohet Tiranës, Veliaj: Ia rikthejmë qytetarëve të Njësisë 8, ka të njëjtën cilësi si shkollat e tjera

Një shkollë e re për nxënësit e Njësisë 8 do të çelë dyert këtë vit shkollor. Shkolla “Lekë Gjiknuri” ka të njëjtën cilësi si 40 ndërtesat e reja arsimore të ndërtuara në Tiranë, 12 prej të cilave hapen në shtator.

15:41
Kampione dhe rekordmene e Europës/ Atletja Luiza Gega pritet me nderime pas suksesit në kampionatin evropian të atletikës

Mesditën e së hënës mbërriti në Tiranë kampionia e Europës për garën e 3000/p të Atletikës Luiza Gega e pritur nga ministria e sporteve Evis Kushi, Ministria e Rinisë Bora Muzhaqi, presidenti i Komitetit Olimpik z.Fidel Ylli dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni dhe të ministrisë së sporteve.

15:36
Greqi, energjia shtrenjtohet/ Në një muaj çmimi i energjisë rritet me 60 për qind. 1 miliardë euro, fatura të papaguara

Një elektroshok të fuqishëm ,siç e karakterizojnë mediat vendase, kanë pësuar konsumatorët grekë orët e fundit pas publikimit të tarifave nominale të korrentin  për muajin shtator nga kompanitë e furnizimit dhe tregtisë së energjisë elektrike për muajin shtator.

15:33
Paketa e dytë anti-krizë/ Në shtator rinis ndihma. Qeveria rishikoi buxhetin gjatë muajit korrik

Paketa e dytë e mbështetjes për shtresat në nevojë që preken nga kriza e çmimeve do të jetë gati në shtator.

15:26
Video/ Grabitësit thyejnë xhamin e Bugatti Chiron €3mln në qendër të Londrës, për të vjedhur orën e milionerit kuvajtian (fotot)

Pamje shokuese janë shpërndarë nga Londra ku një grabitës i maskuar si shofer shperndarjeje, thyen me hekur dritaren e një veture luksoze Bugatti Chiron në lëvizje, duke tentuar të vidhte orën Rolex të një playboy te njohur nga Kuvajti.

15:24
Emigrantët kthehen pas pushimeve/ Fluks në rritje në pikat e kalimit me Greqinë dhe në portin e Durrësit

Pas pushimeve në Shqipëri, të huaj dhe shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

15:19
“Nuk u prek siguria kombëtare”/ Dy ministrat Peleshi dhe Çuçi: Uzina e Çekinit është e deklasifikuar

Ministri punëve të Brendshme Bledi Çuçi dhe ai i mbrojtjes Niko Peleshi u kujdesën të mos tregonin detaje nga hetimi deritanishëm për dy rusët dhe një ukrainas të dyshuar se kishin ardhur në Shqipëri me mision spiunazhi.

15:14
Exclusive/ Zbulohet se ku shkoi Helidon Bendo! SHISH, 12 muaj pa drejtues

Në harkun kohor të 40 ditëve Shqipëria është vënë dy herë, nën shënjestrën e shërbimeve sekrete jo mike me Shqipërinë.

15:07
Exclusive/ Zbulohet “fisheku i artë” i Prokurorisë që fakton se rusët ishin spiunë

Top Channel të dielën raportoi se dy rusët  dhe ukrainasi, kishin ardhur në Shqipëri për të mbledhur informacione nëse Shqipëria kishte nisur testimin e prodhimit të fishekëve 5.56 mm, që përdoren nga disa vende të NATOs për automatikë prodhim amerikan M14.

15:04
Hetimi për spiunazh/ Ndryshe nga rusët, çekët lihen të lirë. Pas incidenteve, shtohen masat në Uzinën e Mjekës

Svetlana Timofoeva, Fiodor Mihailoviç dhe Mikhail Zorin dyshohet se kanë ardhur në Shqipëri për arsye spiunazhi dhe për këtë arsye autoritetet shqiptare kanë ngritur 3 akuza ndaj tyre “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

14:46
Partia humbi zgjedhjet lokale, dorëhiqet Zijadin Sela: Përgjegjësia, e gjitha e imja!

Zijadin Sela ka vendosur të marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë për disfatën e forcës së tij politike në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë për asamblenë komunale, e për këtë arsye, kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut njoftoi dorëheqjen nga ky post.