Dikur në shkallën më të lartë të gjyqësorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe si një ndër njerëzit që votoi pro procesit të vetting-ut, do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykata e Posaçme.

Pasi SPAK mbylli hetimet Gjykata e Posatçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj Fatos Lulos, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Lulo akuzohet nga SPAK për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” në formën e kallëzimit të rremë. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Për provimin e akuzës, përveç 2 akt ekspertimeve financiare, SPAK kërkoi edhe pyetjen e 4 dëshmitarëve. Gjykata e Posaçme do ta shqyrtojë çështjen në seancën e radhës të caktuar më 30 janar.

Edhe më herët, SPAK e ka çuar dosjen për gjykim por gjykata e ka rikthyer në duke konstatuar të meta në hetim.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është emër i njohur në sistemin e drejtësisë, i cili është eliminuar nga Vettingu në shkallën e parë dhe të dytë për shkak të vendimeve  të diskutueshme mbi persona të lidhur me krimin.

Një ndër to është edhe ajo e ekstradimit të Almir Rrapos drejt SHBA-së. Lulo vendosi të rrëzojë dy gjykatat më të ulëta, duke mos e ekstraduar Rrapon, i cili do të gjykohej në Shtetet e Bashkuara për vrasje. Një tjetër çështje e rëndësishme në duart e Fatos Lulos, ishte ajo e uljes së dënimit për Edmond Begon, alias Manoli Bega. Nga 21 vite burg që ishte dënuar në Itali per trafik droge, Lulo ia uli dënimin Begos me 4 vite e 4 muaj në Shqipëri, dënim, të cilin nuk e kreu asnjëherë.

Top Channel