16 janari konsiderohet prej kohësh si dita më e trishtueshme e vitit, ose siç njihet ndryshe “Hëna Blu”.

Nëse jeni të lodhur ose keni nevojë për pushime, kjo lidhet pikërisht me këtë datë, por sa e vërtetë është…

“I’m blue” apo  “Jam i trishtuar”, është veçse një gënjeshtër, që lidhet me sajesën e krijuar nga profesori i psikologjisë në Universitetin e Cardiff-it në vitin 2005.

Teoria lidhet me një mashtrim marketingu nga agjensia e udhëtimit Sky Travel, në mënyrë që të inkurajonte njerëzit të blinin paketa udhëtimi.

Edhe pse ka kaluar kohë, në media ky lajm raportohet çdo vit.

Pavarësisht se nuk është i bazuar në asnjë provë, njerëzit nuk ngurojnë t’i besojnë “Hënës Blu”.

Kjo lidhet sidomos me periudhën pas festave të fundvitit,  kohë kur njerëzit priren të ndikohen më negativisht.

Top Channel