Forcat izraelite vrasin palestinezin e nëntë brenda një jave në Bregun Perëndimor (fotot)

16/01/2023 19:30

Dëshmitarët mohonin pretendimet izraelite se palestinezi u qëllua për vdekje pasi përbënte kërcënim për ushtarët izraelitë.

Forcat izraelite qëlluan për vdekje një palestinez mëngjesin e djeshëm në zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor, duke çuar numrin e të vrarëve në nëntë vetëm kësaj jave.

Dëshmitarët thanë se ushtarët izraelitë në një postbllok të përkohshëm në hyrjen perëndimore të qytezës, qëlluan nga afër 45 vjeçarin Ahmed Abdel-Jalil Kahla, pasi e urdhëruan të dilte nga makina, kur nisi një debat mes palëve, shkruan agjencia shtetërore palestineze Wafa.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se Kahla u qëllua në qafë dhe vdiq pak më vonë në spitalin e Ramallah.

Ushtria izraelite tha fillimisht se kihste qëllua ndaj një palestinei që iu afrua postbllokut pranë kolonisë izraelite Ofra, icili po tundte një thikë para ushtarëve.

Më vonë ndryshuan deklaratën duke thënë se “një automjet i dyshimtë refuzoi të ndalonte për kontroll, duke detyruar ushtarët të përdornin mjete të shpërndarjes së trazirave, për të arrestuar një prej të dyshuarve në automjet”.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ushtarët qëlluan Kahla pasi ai “ishte përpjekur t’i merrte armën një ushtari”.

Dëshmitarët thoin se Kahla nuk kishte qëllim të kryente sulm me thikë por ushtarët kishin lëshuar granata shurdhuese drejt njerëzve që ishin mbledhur në postbllok dhe një prej tyre goditi makinën e Kahla.

Një shofer tha për agjencinë Reuters se Kahla nisi të bërtiste ndaj ushtarëve, dhe kur ata iu afruan makinës së tij përdorën spraj djegës. Një përleshje kishte nisur mes palëve dhe ata e qëlluan.

Dëshmitarët mohonin se incidenti ndodhi kur u lëshuan gurë ndaj ushtarëve, duke thënë se Kahla ishte në makinë me djalin e tij 18-vjeçar Qusai.

Dhjetra palestinezë u bashkuan në funeralin e tij dje, sipas korrespondentit të AFP.

Incidenti vjen një ditë pasi forcat izraelite vranë tre palestinezë në qytetin e Xhenin në Bregun Perëndimor.

Që prej fillimit të vitit të ri, forcat izraelite kanë vrarë 13 palestinezë, tre prej të cilëve të mitur, në Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Të paktën 167 njerëz janë vrarë gjatë vitit që shkoi në territoret e pushtuara palestineze.

FOTO GALERI
1/2
Që prej fillimit të vitit të ri, forcat izraelite kanë vrarë 13 palestinezë, tre prej të cilëve të mitur

Top Channel