Couple relax on the beach enjoy beautiful sea on the tropical island. Summer beach vacation concept

Franca ka mirëpritur 66.6 milionë vizitorë nga e gjithë bota në vitin 2022. Hannah Free, analiste e udhëtimeve dhe turizmit në ‘GlobalData’ tha se:|

Vendi nuk është i popullarizuar vetëm me udhëtarët nga Evropa por është gjithashtu i popullarizuar me vizitorët nga larg, duke përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

‘GlobalData’ raporton se numri i vizitorëve në Francë pritet të rritet me një normë vjetore prej 12.1% midis 2022 dhe 2025. Kompania ka parashikuar që Franca do të tërheqë rreth 93.7 milionë udhëtarë në vit deri në vitin 2025, duke forcuar titullin e saj si vendi më i vizituar në botë.

Ndërkaq, rrugëtimi i inxhinierit pionier Gustave Eiffel gjatë ndërtimit të monumentit më të famshëm në botë do të zbulohet së shpejti në dokumentarin e ri me titullin “The Eiffel Tower: Building the Impossible”, i cili u krijua si pjesë e programit Global Doc, një bashkimi të transmetuesve kryesorë ndërkombëtarë. Dokumentari, zhvillohet në vitin 1889 dhe fokusohet në ngritjen e Eiffel-it në zemër të revolucionit industrial dhe tregon aventurën e tij teknike dhe arkitekturore për të ndërtuar kullën.

Top Channel