Dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, shefi i komisariatit B.P. dhe shefi i rendit A.B. janë pezulluar nga detyra.

Burime konfirmojnë se dy drejtuesit akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas. Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.

Top Channel