Shkëmbimi i 1000 të burgosurve, Moska dhe Kievi vijojnë punën për marrëveshjen e madhe

16/01/2023 17:26

Rusia dhe Ukraina kanë përgatitur një marrëveshje të madhe shkëmbimi të të burgosurve.

Sky News shkruan se sipas autoriteteve turke kjo marrëveshje është diskutuar pas takimit në Ankara të komisioneres ruse për të drejtat e njeriut Tatyana Moskalkova dhe homologut të saj ukrainas Dmytro Lubinets.

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen listat në një takim ku mori pjesë Seref Malkoç, ndërsa u shpreh se Turqia ishte e gatshme të sigurojë një “korridor humanitar” në Stamboll për shkëmbim të tillë të të burgosurve.

Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan diskutuan shkëmbimin e burrave të plagosur në Ukrainë mes çështjeve të tjera në një telefonatë të sotme.

Rusia dhe Ukraina kanë kryer shkëmbime të shumta të të burgosurve, më së fundi më 8 janar, ku tregtuan 50 ushtarë nga secili vend.

Top Channel