Sesion i ri parlamentar “vese” të vjetra! Berisha bllokon sërish foltoren: A ka ardhur Rozeta në shtëpinë tuaj, kujt i përkasin 400 mijë euro

16/01/2023 16:47

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa ka nisur fjalën e tij me tone të larta ditën e sotme seancën parlamentare, ka akuzuar qeverinë për vjedhje parash dhe bashkëpunim me Rozeta Dobin.

Ai tha se anëtarët e qeverisë kanë kudo nëpër shtëpitë e tyre shuma parash të fshehura në dyshek, frigorifer e lavatriçe ndërsa ngriti dhe pyetjen se kujt i përkasin 400 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e ish-drejtoreshës së koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Berisha tha se ishte përgjegjësi e tij të kërkonte llogari për këtë ngjarje, pasi 620 mijë shqiptarë i besuan me votë dhe ka detyrime për ta.

Pasi drejtuesja e Kuvendit i ndërpreu fjalën, Berisha vijoi të fliste duke krijuar situatë kaotike në Kuvend dhe më pas hyri live në Facebook ndërsa deputetët boshatisën parlamentin.

Berisha: Ky parlament për shkak të një personi I cili ka inkriminuar veten nga këmbët te koka funksionin kundër çdo synimi të parlamentit të lirë. Ky parlament mohon deputetëve të drejtën legjeslative e kushtetuese dhe është shndërruar në funksion të një njeriu që ka argument të vetëm sharjen. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e parashkrimit për kryeministra në çdo parlament tjetër kjo do të përshëndetej kur këtë e bën një ish-kryeministër ndërsa ju nuk guxoni e I keni mbushur dyshekët, frigoriferët e lavatriçet me para të vjedhura. Niko a ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde ndonjëherë, të kujt janë 400 mijë euro, këta tutë thonë se të ka hy në shtëpi, ku është Ballukja. Moj zonjë ne nuk kemi detyrë tjetër vetëm kontrollin. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush kanë votuar që t ju kontrollojmë kaq kemi ne në dorë, thuaja Ramës zonjë se në mënyrë absolutë nuk do të pranohet kjo të ,arrë fund kjo praktikë, ju kërkoni të na bllokoni ne, ai ka firmosur si të jetë kryetar I një organizate kriminale ka udhëtuar nëpër botë si një sheik. Neve stoli nuk na bëni, ju kërkoj që rregullat themelorë të parlamentit të mos I shkelësh, ti je një zonjë dhe nuk më shko të përdor këtë platformë, çdo gjë do ja kthej atij që të përdor në këtë mënyrë, unë merrem me Ramës vetëm ai I stis këto. Atij I teket tani e thotë katër deputetë të përjashtohen nga ky grup.

Nikolla i mbyll mikrofonin

Berisha: Albana hajde lidhe pak “Facebook”-un populli e kërkon me Facebook

Nikolla: Ju lutem tre minuta e gjysmë e morët fjalën, lironi foltoren.

FOTO GALERI
1/34

Top Channel