Dekorohet ambasadori Walker/ Ish-shefi i misionit monitorues të OSBE në Kosovë i dëshmoi botës masakrën e Reçakut

16/01/2023 15:20

Ambasadori amerikan Walker, shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, njeriu i  cili pa dhe i dëshmoi botës masakrën e Reçakut në më 15 janar të vitit 1999 është dekoruar nga presidenti Bajram Begaj.

Të jemi mirënjohës, tha presidenti Begaj, për përkushtimin tuaj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për mbështetjen e vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve.

Presidenti theksoi se “vlerësojmë personalitete si ambasadori Walker, të cilët më punën dhe përkushtimin e tyre janë bërë shembull që duhen ndjekur dhe kanë hyrë në histori si ruajtës dhe mbrojtës të paqes, jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tone”.

Top Channel