“Je bërë me fiksime”/ Debate në studio! Vajzat nuk kursejnë ofendimet përfshihen edhe djemtë

16/01/2023 19:20

Takimi i Loridës dhe Arbrit shkaktoi shumë debate në studion e Për’puthen, pasi Gisela e Remili janë të nervozuar për situatën e krijuar.

Fillimisht Gisela u shpreh se është ndjerë e përdorur nga ana e Arbrit dhe se ofendimet që Lorida i ka thënë e kanë nervozuar.

Më pas debatet u pasuan nga Lorida dhe Remili të cilët duket se nuk i kanë sqaruar të gjitha polemikat rreth veprimeve.

“Ore ti je bërë me fiksime. Ti ca shembulli ke dhënë që ke dalë me të gjitha gocat. Nuk ke dhënë asnjë shembull. Je ai shembull që del me të gjitha gocat e nuk ke vërë asgjë. Shumë mirë ta bëra që ta hodha ujin”, iu drejtua Lorida, Remilit.

Pavarësisht situatës së krijuar ata nuk u sqaruan, por debati vazhdoi edhe më tej kësaj radhe nga treshja Lorida-Remili-Arbri, aty ku nuk kursyen fjalët.

Lorida: Kam mbajtur ofendime ndaj teje po uën skam bërë gjë

Remili: Zëre se nuk jam fare se nuk ekzistoj

Arbri: Kunja këtej mos i hidh

Remili: Ku të kam përmendur

Lorida: Nuk ke marrë vëmendje edhe tani kërkon vëmendje

Remili: Krijo ti njëherë karakterin se e ke shumë të zhdërvjellët. Nuk është mendimi im, ky është realiteti

Lorida: Kaq një javë aty që nuk ia var as njëra as tjetra.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel