Gërmuesit në garë me kohën për të shpëtuar 5-vjeçarin e mbijetuar prej dy ditësh në pusin e ngushtë (fotot)

03/02/2022 18:29

Banorë dhe grupe shpëtimi vijonin sot përpjekje pë të shpëtuar një djalë pesë-vjeçar që ra në një pus të ngushtë 30 metra të thellë në Marok, i mbetur tashmë aty prej më shumë se 40 orësh.

Marokenët prisin sot me ankth lajme të operacionit dramatik për shpëtimin e djalit nga vrima e thellë, duke gerrmuar me mjete të rënda ne vije paralele me pusin.

Autoritetet thonin sot se misioni po i afrohej fundit dhe një prej agjencive tha se kishin mbetur vetem 9 metra për të germuar që të arrihej te djali.

Pesë vjeçari i quajtur Rayan, ra në pusin e ngushtë 32-metra te thelle mbrëmjen e të martës në fshatin e tij Ighran në provincën veriore Chefchaouen, thanë mediat lokale.

Pamjet nga vendngjarja tregonin sot mjete të rënda gërmimi që punonin në disa drejtime për të arritur te djali, në gropën që sa vinte e zmadhohej.

Në të tjera pamje shihej që punonjësit dërgonin kamera poshtë pusit për të parë gjendjen e tij.

“Shpëtimi i djalit po afron”, tha zëdhënësi i qeverisë Mustapha Baitas. “Zemrat tona janë me familjen e tij dhe lutemi që ai të kthehet te ata sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pusi ishte tepër i ngushtë për zbritjen e punonjësve të shpëtimit kështu që ata po gërmojnë një tjetër pus paralel pranë tij.

Agjencia MAP tha se grupet e shpëtimit kishin dërguar oksigjen në fund të pusit me anë të tubave të ujit.

Babai i Rayan tha se ishte duke riparuar pusin kur i vogli ra brenda.

Grupet e shpëtimit thanë se diametri i tij është më pak se 45 centimetra.

Ankthi për fatin e djalit ka tërhequr në vendngjarje shumë njerëz, duke vënë në presion punonjësit që bëjnë punën e tyre, thanë autoritetet.

FOTO GALERI
1/11
Banorë dhe grupe shpëtimi vijonin sot përpjekje për të shpëtuar një djalë pesë-vjeçar që ra në një pus të ngushtë 30 metra të thellë në Marok

Top Channel