Dhunoi djalin e tij fizikisht, policia arreston 41-vjeçarin në Durrës

03/02/2022 16:39

Një 41-vjeçar ra në prangat e policisë pasi u arrestua në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, në të njëjtin njoftim, thuhet se policia arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit S.B., 47 vjeç dhe E.T., 25 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel