“Të duket normale që presidenti të thotë bandat e Elbasanit?!” Debat në Open

03/02/2022 22:39

Anëtarët e panelit të kësaj të enjte në emisionin Open në Top Channel janë përfshirë në debate, ndërsa po trajtohet gjyqi i presidentit Ilir Meta.

Juristi Plarent Ndreca është përfshirë në studio me analistin Anton Abilekaj duke i thënë se po të ishte Alfred Moisiu në vend të Metës ai nuk do të bënte të njëjtën analizë.

Ndreqa ka theksuar se president i i një vendi nuk mund të të thotë bandat e një Elbasanit.

Bollino: Është gabim që fokusohemi vetëm në një fjali. Kemi presidentin që ka një frymë policore. Ai ka shkuar me grusht, me forcë në FRPD.

Ndreca: Të ishte Alfred Moisiu nuk do të kishte shans që të kishe këtë analizë.

Abilekaj: Ai shkeli etikën.

Ndreca: Të duket normale që presidenti të thotë bandat e Elbasanit.

Ndreca: Për një njeri që ka mesatare logjike, mesatare arsyeje nuk keni ca flisni. Presidenti i shtetit të së drejtës thotë bandat.

Dosjet voluminoze të mbërritura pak para nisjes së seancës në gjykatën Kushtetuese ishin shenjë që mbrojtja e Preisdentit Ilir Meta nuk do ishte e lehtë duke sjellë si pasojë zvarritjen e procesit.

Përgjatë dy orëve, juristët e kreut të shtetit parashtruan faktet që sipas tyre, procesi ndaj Ilir Metës është hakmarrje politike e mazhorancës socialiste dhe puc institucional ndaj presidentit.

Shtylla kryesore e mbrojtjes së kreut të shtetit ishte vënia në pikëpyetje e legjitimit të Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën si President. Juristi Bledar Dervishaj solli në vëmendje faktin se në periudhë tranzitore Kuvendi nuk ka legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore.

Mbrojtja e Presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh, ndërkohë gjyqtarët kushtetues kishin mbi 70 pyetje për juristet e kreut të shtetit të cilët kërkuan 48 orë për tu përgatitur. Kërkesa bëri që seanca gjyqësore të shtyhej sërish për datën 7 shkurt.

Më 9 qershor të vitit të kaluar, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tashmë duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.

Top Channel